Emma Tapping nga Isle of Man e Anglisë, ka blerë aq shumë dhurata për familjarët, duke krijuar grumbullin gjigant, që arrin deri te gjysme bredhit të stolisur.

Veprimi i nënës 38-vjeçare, nuk është vlerësuar si normal, ndërsa u konsideruar nëpër rrjetet sociale si egoist dhe i pështirë, transmeton Telegrafi.

Njëjtë ajo kishte vepruar edhe vitin e kaluar, duke postuar një fotografi në Instagram, me shumë dhurata për të cilat shpenzoi mbi dymijë funte. Derisa donte të lavdërohej, gjithçka i është kthyer në mënyrë negative.

Grumbulli enorm i dhuratave

“Në kohën kur shumë fëmijë nuk e pranojnë as një dhuratë për festat e fundvitit, ju krenoheni me dhjetëra dhurata për secilin familjarë” ishte një prej komenteve të shumta.

Të tjerë kanë thënë se dhënia e kaq shumë dhuratave, i llaston fëmijët dhe i mëson keq që të kenë më shumë se që iu nevojitet.

“Askush nuk do të ma ndryshoj mendjen, sërish do vazhdoj t’i kënaq tre fëmijët e mi” ka thënë Tapping, duke mos pranuar se e ka gabim. /Telegrafi/