Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora është ndër emrat më të komentuar të estradës.

Dhe kjo sepse përveç këngëve dhe projekteve të shumta që janë kthyer në hite, ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku sjell imazhe të ndryshme për fansat e saj.


Edhe së fundmi, këngëtarja ka realizuar një fotosesion mahnitës tek fotografja e njohur Fioralba Krymadhi teksa mori vëmendjen me linjat e saj dhe dukje plot stil.

dhuratadora 272837272 940489883315663 8585998537644816727 n Foto: Dhurata Dora/Instagram

E veshur në një trupore më ngjyrë të bardhë, flokët të gjata në formë valëzimi dhe grim të theksuar, ajo dukej më në formë se kurrë më parë.

dhuratadora 272869001 301845651796396 7571838812688519819 n Foto: Dhurata Dora/Instagram

Dhurata dukej e mahnitshme, teksa pranoi komente të shumta dhe mijëra pëlqime nga ana e fansave të saj të shumtë.

dhuratadora 272823236 1572604913113199 1631121140469043148 n Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e saj është “Criminal” që e lansoi në fund të vitit 2021.

dhuratadora 272784675 613350973066991 1496181552109307370 n Foto: Dhurata Dora/Instagram

Ndërsa, në një postim që ka bërë në “InstaStory”, Dhurata ka treguar se tashmë ka nis punën për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

dhuratadora 272868991 470287457970770 2911500258970105105 n Foto: Dhurata Dora/Instagram