LAJMI I FUNDIT:

Dhunohen tri të mitura në Ferizaj dhe Gjilan

Dhunohen tri të mitura në Ferizaj dhe Gjilan
Foto: Ilustrim

Një e mitur ka raportuar në polici që është dhunuar nga një mashkull me ç’rast palët, pastaj janë dërguar në mbajtje, bënë të ditur policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku është edhe duke u hetuar rasti.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e Policisë.

Mirëpo nuk është vetëm ky rasti i vetëm i raportuar në Polici për dhunim, në Ferizaj dy vajza po ashtu të mitura kanë raportuar që janë dhunuar nga dy meshkuj të moshës madhore.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar  se,  dy viktimat e mitra femra kosovare,  janë dhunuar nga dy të dyshuar të moshës madhore meshkuj kosovarë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë hetimit kanë identifikuar dhe arrestuar  të dyshuarin mashkull kosovar,  i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse viktimat janë dërguar në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/