LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj 3-vjeçarit, reagon edhe Ardit Gjebrea

Dhuna ndaj 3-vjeçarit, reagon edhe Ardit Gjebrea

Videoja e cila shfaqte një fëmijë vetëm tre vjeç i cili dhunohen në një nga kopshtet në kryeqytet ka sjellë reagimin e shumë gazetarëve, artistëve, politikanëve dhe mjaft qytetarëve.

Mes shumë emrave të njohur, një reagim ka ardhur edhe nga Ardit Gjebrea i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka propozuar që çdo kopsht dhe çerdhe duhet të pajisen me kamera dhe prindërit të kenë akses për të kontrolluar fëmijët e tyre në kohë reale.


Postimi i plotë i Ardit Gjebreas në Facebook.

“Të paguash një kopësht privat, për të të rrahur femijën 3 vjeç? Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jete vallë e verbër, memece dhe shurdhe? Pas asaj që pashë, më lindi natyrshëm pyetja: A duhen vendosur kamera në çerdhe e kopshte? Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopësht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale. Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente. Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!”