LAJMI I FUNDIT:

Dhuna e edukatoreve ndaj trevjeçarit në kopsht, Policia interviston disa persona dhe po vazhdon me mbledhjen e provave

Dhuna e edukatoreve ndaj trevjeçarit në kopsht, Policia interviston disa persona dhe po vazhdon me mbledhjen e provave

Një trevjeçar është rrahur nga edukatoret e kopshtit publik “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, pamjet ku edukatoret ushtruan dhunë u publikuan nga familjarët e tij, ditën e hënë.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës konfirmon se është duke mbledhur provat dhe duke intervistuar personat që janë përfshirë në rastin e dhunës, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu, Policia thekson se janë duke shqyrtuar edhe raportet mjekësore.

“Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës është informuar lidhur me shqetësimet e ngritura në publik pas pamjeve të publikuara ndërlidhur me pretendimet për sjellje të papërshtatshme, në kundërshtim me etiken, apo me nuanca dhune, nga ana e disa edukatoreve në një kopsht fëmijësh në Fushë Kosovë. Pas publikimit të pamjeve të tilla ne kemi marrë seriozisht pretendimet e ngritura dhe menjëherë kemi filluar një hetim preliminar për çështjen. Aktualisht zyrtarët policor po vijojnë punën për mbledhjen e të gjitha provave që janë të arritshme, intervistimin e personave që në çfarëdo rrethane dhe çfarëdo cilësie kanë mundur të jenë të implikuar në rast, po shqyrtohen raportet mjekësore, pamjet e publikuara si dhe po analizohen ato”, thuhet në njoftimin.

Trevjeçari pas lëndimeve të marra në kopsht, sipas familjarëve

Më tej, në njoftim thuhet se veprimet policore po koordinohen me prokurorin e shtetit si dhe po bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha agjencitë për mbrojtjen e fëmijëve dhe autoritet e tjera përkatëse.

“Ndonëse e kuptojmë interesin e publikut për çështjen, si dhe shqetësimin e komunitetit e veçmas prindërve dhe kujdestarëve, ne duhet të jemi të vëmendshëm për të balancuar nevojën për transparencë me nevojën për të mbrojtur integritetin e hetimit. Për ne siguria dhe mirëqenia e fëmijëve është ndër prioritetet kryesore por njëkohësisht jemi të përkushtuar për të kryer një hetim profesional dhe të paanshëm, për të zbardhur të vërtetën dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura bazuar në gjetjet e hetimit”, theksohet në njoftim.

Flet nëna e 3-vjeçarit: Djali ka probleme shëndetësore, edukatoret nuk e ushqyen
Lexo po ashtu Flet nëna e 3-vjeçarit: Djali ka probleme shëndetësore, edukatoret nuk e ushqyen

Gjithashtu, Policia shton se “vlerësojmë komunitetin për mirëkuptimin dhe sigurojmë që ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje që të vendi ynë të mbetet i sigurt për të gjithë”.

Ndryshe, të hënën, një qytetar në rrjetin e tij social në Facebook ka njoftuar se nipi tij është rrahur nga tri edukatore.

“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fushë Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mësueset e kësaj k***e”.

Lidhur me rastin, drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë ka njoftuar se Policia ka intervistuar edukatoret, ndërsa tha se do të pezullojnë nga puna personat që u përfshinë në rastin e dhunës.

Kurse, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka thënë se do të marrin të gjitha masat ndaj edukatorëve që janë përfshirë në rrahjen e një trevjeçari në një kopsht publik në Fushë Kosovë.

Nagavci para mediave deklaroi se rasti i dhunës ndaj trevjeçarit nuk është i izoluar.

“Inspektorët e arsimit janë atje, pres dhe do të sigurohem që si ministre të merren të gjitha masat që janë të parapara ndaj abuzuesve të fëmijëve tanë. Jam tejet e shqetësuar që nga ato pamje duket se nuk është rast i izoluar, nuk është vetëm reagim i një edukatore por shihet se është më shumë se një person, që kanë qëndruar indiferente ndaj rastit”, ka bërë të ditur ajo.

U rrah nga tri edukatore, publikohen pamjet se si u lëndua trevjeçari në një kopsht në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu U rrah nga tri edukatore, publikohen pamjet se si u lëndua trevjeçari në një kopsht në Fushë Kosovë

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga drejtoresha e kopshtit “Gëzimi ynë”, por që e njëjta nuk është lajmëruar.

Për rastin, para gazetarëve ka folur edhe nëna e trevjeçarit, e cila tha se djali i saj ka edhe disa probleme shëndetësore, ndërsa kërkoi nga organet e drejtësisë të merren me edukatoret që ushtruan dhunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori