Rizvanolli shpreh ngushëllime për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka shprehur ngushëllime për familjen e Haxhi Gojnovcit, punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i cili humbi jetën gjatë punës në mihje.
Rizvanolli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se lajmin për vdekjen e Gojnovcit e ka marrë me pikëllim të thellë.
Ajo ka theksuar se Gojnovci i kishte shërbyer KEK-ut dhe sektorit energjetik për më shumë se katër dekada, duke e vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e tij ndër vite.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e jetës së punonjësit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci, gjatë punës së tij në mihje”, ka shkruar Rizvanolli.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjes Gojnovci, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke thënë se bashkëndien dhimbjen e tyre në këto momente të vështira.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka përfunduar Rizvanolli.
Haxhi Gojnovci humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës në mihjet e KEK-ut. /Telegrafi/










































