LAJMI I FUNDIT:

“Dhoma Publike”, priten ndryshimet në Kodin Penal

“Dhoma Publike”, priten ndryshimet në Kodin Penal

Pas përmbajtjes shqetësuese që ishte shpërndarë në Telegram, në grupin “Dhoma Publike”, shteti njoftoi ndryshime në Kodin Penal. Megjithëse tashmë dihet se do të vendosen dy vepra të reja “Përndjekja” dhe “Ngacmimi seksual”, dispozitat e reja ligjore ende nuk janë vendosur në “ENER”, platformë në internet ku qytetarët do të kenë njohuri për ndryshimet. Pritet që të takohet grupi i punës për ndryshime në Kodin Penal, i kryesuar nga Akademik Vllado Kambovski. Organi, i cili përfshin gjykatës, prokurorë, profesorë, pritet të mblidhet të hënën dhe vetëm atëherë ndryshimet e propozuara do të paraqiten për shqyrtim publik. Me nenin “Përndjekja” për keqpërdorimin e të dhënave personale përmes rrjeteve telekomunikuese parashikohet gjobë, ose burgim deri në tre vjet. Për “Ngacmim seksual” është paraparë një dënim më i ulët me burg.

“Veprimi verbal ose fizik, që ka një kuptim të drejtpërdrejtë ose indirekt, real ose simbolik të joshjes, ofertës së pahijshme, mashtrimit, shprehjes së pasionit seksual, ose veprimit tjetër që të kujton marrëdhënie seksuale, ose veprime të tjera të ngjashme seksuale, do të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në një vit”.


Shqyrtimi publik i ndryshimeve në Kodin Penal, të cilat u nxitën pas shpërndarjes skandaloze të fotove personale në “Telegram”, duhet të zgjasë 20 ditë nga dita e publikimit. Pastaj ndryshimet duhet të votohen me shumicë të thjeshtë në Kuvend. Megjithëse “Dhoma Publike” është zyrtarisht e mbyllur, në internet u hapën platforma të reja të ngjashme, dhe anëtarët e tyre nga vendi shpërndajnë fotografi me anëtarë nga Serbia. Policia njoftoi se po e heton edhe atë rast, por problemi është që aplikacioni “Telegram”, sipas Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, nuk bashkëpunon me organet tona hetimore./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori