Fotografitë e një banese në Northampton të Anglisë, që reklamohej për shitje, ka bërë xhiro në internet për shkak të një elementi të pazakontë.

Njëra nga dhomat, që në shikim të parë duket e zbrazët, i ka befasuar shikuesit, kur brenda i kanë gjetur edhe dy persona të fshehur, transmeton Telegrafi.


Dhoma foto Reklama e dhomës

Derisa njërit i shfaqet në pasqyrë dora dhe aparati, tjetri ishte aq dembel dhe qëndroi në shtrat i mbuluar me jorgan, derisa po realizoheshin fotografitë.

Dhoma foto 2 1 Pasqyra që shfaqë dy njerëzit

“Kam frikë se të dytë, do t’i gjejë ende në këtë banesë. Nuk do guxoja as ta vizitoja” ka qenë një prej komenteve të shumta. /Telegrafi/