LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra të vrarë në Jemen

Dhjetëra të vrarë në Jemen

Dhjetëra të burgosur dhe oficerë të sigurisë janë raportuar të vrarë të dielën në mëngjes, pas sulmeve ajrore nga koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite, të cilët goditën një strukturë të sigurisë në Jemenin perëndimor, sipas zyrtarëve lokalë, shkruan NY times.

Sulmet ajrore, të shtunën në mbrëmje, goditën një kompleks të sigurisë, duke përfshirë një burg në qytetin Hodeida në bregdetin e Detit të Kuq të Jemenit, i cili kontrollohet nga rebelët Houthi.


Saba, një agjenci e lajmeve e kontrolluar nga Houthi, raportoi se gjatë sulmeve ishin vrarë 43 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, shumica e tyre të burgosur, transmeton KosovaPress.

Kanali Al-Maseera, ka transmetuar imazhe të organeve të trupave të njerëzve, të mbuluara me batanije dhe copa çarçafësh plastikë.