LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra programe të UP-së rrezikohen në mungesë të stafit akademik

Dhjetëra programe të UP-së rrezikohen në mungesë të stafit akademik

Një pjesë e madhe e programeve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” varen nga bashkëpunëtorët e jashtëm, pasi kanë mungesë të profesorëve të rregullt.

Madje gjendja në shumë prej programeve është duke u përkeqësuar, pasi nga viti në vit ka rënie të numrit të profesorëve të rregullt dhe kështu këto programe rrezikojnë që në të ardhmen të mos akreditohen pikërisht në mungesë të stafit të rregullt akademik, shkruan sot gazeta “Zëri”.


Gjendje më e rëndë sa i përket stafit të rregullt akademik është në Fakultetin e Arteve, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Ndërkohë që të parrezikuara nuk mbesin as programet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

Se këto njësi akademike kanë probleme me numrin e vogël të profesorëve të rregullt është konfirmuar edhe nga Rektorati i UP-së.

Ndërsa dekanët e disa prej njësive akademike thonë se nëse nuk shtohet numri i profesorëve në ato fakultete ka rrezik që shumë programe të mos akreditohen.

Aktualisht Universiteti i Prishtinës ka 143 programe studimore, prej tyre 65 në studimet Baçelor, 57 në studimet Master, 17 në studimet e Doktoratës dhe 4 programe në studimet e integruara. Në këto programe ky universitet ka rreth 42.000 studentë dhe 900 anëtarë të stafit akademik të rregullt, domethënë 1 mësimdhënës për 47 studentë, por ka fakultete ku ky përpjesëtim është edhe më i pavolitshëm dhe shkon deri në një mësimdhënës për 140 studentë.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori