Edhe viti 2018 sjelli shumë ndryshime tek futbollistët shqiptarë nëpër botë.

Shumë ndryshime klubesh, disa bën lëvizje u zgjedhën klube më të vogla se sa ku ishin, por që dolën lëvizje të qëlluara.


Padyshim lëvizja më e madhe është ajo e Xherdan Shaqirit, që la Stoke Cityn për të nënshkruan me Liverpoolin.

Edhe mesfushorin i Kosovës, Valon Berisha, kaloi në Serie A te Lazio, duke bërë një hap të madh në karrierë.

Telegrafi Sport ka zgjedhur 10 transferimet më të qëlluara të futbollistëve shqiptarë në vitin 2018.

Xherdan Shaqiri (Stoke City – Liverpool)

Ylli i kombëtares zvicerane nuk arriti ta mbajë në elitë Stoke Cityn edhe pse ishte lojtari kryesor.

Ai u detyra të ndërrojë skuadër, por çfarë ndërrime?

Shaqiri nënshroi me Liverpoolin dhe po del të jetë transferimi më i qëlluar i kësaj skuadre, pasi e mori për më pak se 20 milionë euro.  

klopp shaqiri

Eros Grezda (Osjek – Rangers)

Eros Grezda kishte treguar shumë në Kroaci, ku ishte ndër lojtarët më të mirë të kampionatit.

Kishte ardhur koha për një sfidë të re dhe Osjeku e lejoi largimin e tij.

Ai nënshkroi me Rangers në Skoci, ku trajner e ka Steven Gerarrdin.  

310818 eros grezda signs ibrox 04

Valon Berisha (RB Salzburg – Lazio)

Ishin bërë vite prej e Valon Berisha shkatërronte në futbollin austriak.

Djaloshit i nevojitej një aventurë e re dhe zgjodhi të kalojë në Serie A te Lazio.

Ishte Igli Tare ai që e mbylli me sukses këtë transferim.  

ValonBerisha

Hekuran Kryeziu (Luzern– Zurich)

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu, në verën e vitit 2018 ndërroi ambient kur nënshkroi për Zurichun.

Ai ishte pa kontratë pasi i kishte skaduar me Luzrenin.

Një lëvizje e qëlluar e mesfushorit që po shkëlqen këtë edicion.

180531 Heki Transfer Gwy6YSF thumbnail  95

Beniamin Kololli (Laussane – Zurich)

Anësori shqiptar tregoi formë të mirë te Laussane duke bërë që shumë klube të interesohen për të.

Ai nënshkroi me Zurichun, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve kryesor.

Kololli edhe me Zurichun vazhdon të shënojë gola.

180721 Kololli gKbKNx6 thumbnail  95

Bersant Celina (Manchester City – Swansea)

Bersant Celina pas një aventure në futbollin holandez dhe u rikthye në ishull, por nuk arriti ta bindë Pep Guardiolan.

Ai nënshkroi me Swansen në Championship, ku po luan me shumë sukses.

Celina vazhdon të mbetet pjesë e Kosovës.

Screenshot 6 7

Berat Gjimshiti (Bennevento – Atalanta)

Mbrojtësi shqiptar kishte marr eksperiencën e duhur te Bennevento ku luante rregullisht.

Ai u kthye te Atalanta ku po luan me mjaftë sukses.

Lëvizja e tij doli të jetë e qëlluara.   

Berat Gjimshiti 1

Arlind Ajeti  (Torino – Grasshopper)

Edhe mbrojtësi tjetër i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, la Italinë, gjegjësisht Torinon, për tu kthyer në Zvicër.

Ai nënshkroi me Grasshopper, ku tani u kthye nga një lëndim.

Ajeti po e rigjen formën e tij dal nga ndalë.

csm Ajeti Transfer NEU ed4d14d12c

Besar Halimi (Mainz – Brondby)

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, në sezonin e fundit ishte pjesë e Brondby.

Ai u kthye tek Mainz nga huazimi dhe shkëputi kontratën me klubin gjerman.

Halimi u kthye sërish në Danimarkë, ku po luan me sukses.

DDPtQXeXoAA0fOv

Donis Avdijaj (Schalke 04 – Willem II)

Sulmuesi shqiptari, Donis Avdijaj mbetet ndër lojtarët më të rrezikshëm.

Ai shkëputi kontratën me Schalken për të kaluar në Holandë te Willhem II.

160818 Presentation Donis Avdijaj 7

Avdijaj po luan me sukses të madh në këtë klub. /Telegrafi/

telegrafi sport app