LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror

Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror

Ka përfunduar edhe zyrtarisht afati kalimtar veror, në një maratonë ngjarjesh në të cilën ishim dëshmitar të shumë transferimeve që kompletuan klubet anembanë botës.

Dita e fundit e afatit kalimtar u shoqërua me shumë lëvizje në të gjitha anët, ku pati transferime dhe largime befasuese nga ekipet.

Manchester United arriti që më në fund të sigurojë transferimin e Manuel Ugartes, ndërsa në anën tjetër humbën Scott McTominay i cili kompletoi transferimin tek Napoli.


Në anën tjetër Milani arriti që të sigurojë shërbimet e Tammy Abraham në formë huazimi, ndërsa Chelsea e transferoi Jadon Sanchon në formë huazimi me obligim blerje nga ‘Djajtë e Kuq’.

KLIKO KËTU: Të gjitha transferimet që ndodhën në ditën e fundit të afatit kalimtar veror

Pas shumë zërave që e lidhën për një largim nga Italia, megjithatë Victor Osimhen nuk ia doli të gjejë një klub të ri dhe do të mbetet pjesë e Napolit për sezonin e ardhshëm.

Transferimi i Sterling tek Arsenali tashmë është konfirmuar nga shumë gazetarë të besueshëm, megjithëse ende nuk është bërë zyrtare nga të dyja klubet, diçka që pritet të ndodhë në mëngjes.

Sa i përket Ivan Toney, edhe ai është në një situatë të ngjashme me Sterling, por fakti se afati kalimtar në Arabinë Saudite përfundon me 2 shtator, atëherë njoftimi zyrtar nga klubi i Al Ahli mund të vonojë.

Dhjetë transferimet më të mira që u kompletuan në ditën e fundit të afatit kalimtar veror:

1.Jadon Sancho (nga Manchester United tek Chelsea)

2.Manuel Ugarte (nga PSG tek Manchester United)

3.Raheem Sterling (nga Chelsea tek Arsenali)

4.Tammy Abraham (nga Roma tek Milani)

5.Scott McTominay (nga Manchester United tek Napoli)

6.Manu Kone (nga Borussia M’Gladbach tek Roma)

7.Ivan Toney (nga Brentford tek Al Ahli)

8.Alexis Saelemaekers (nga Milani tek Roma)

9.Neto (nga Bournemouth tek Arsenali)

10. Arnaut Danjuma (nga Villarreali tek Girona)

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori