LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë plazhet më të rrezikshme në botë

Dhjetë plazhet më të rrezikshme në botë

Gjëja e parë që na shkon në mendje kur mendojmë për plazhet është çlodhja dhe meditimi nën tingujt e dallgëve dhe rrezeve të diellit, sidomos me afrimin e stinës së verës.

Por, disa plazhe janë shtëpia e një numri rreziqesh që nuk rekomandohen për t’u vizituar.


A keni menduar ndonjëherë se cila mund të jenë këto plazhe, dhe nëse po ku qëndron rreziku?

Në listën e mëposhtme janë të renditura 10 plazhet më të rrezikshme në botë.

Cape Tribulation, Australi

Cape Tribulation gjendet në veri të Queenslandit verior në Australi, dhe përveç kandilëve të detit, strehon gjarpërinj helmues, krokodilë dhe një specie e zogjve që quhen “kasovarë”.

Këta janë ndoshta zogjtë më të rrezikshëm në botë, janë të mëdhenj dhe kur provokohen mund të bëhen mjaftë agresivë.

Plazhi Hanakapiai, Hawaii

Plazhi Hanakapiai që gjendet në Hawaii është një nga plazhet më të rrezikshme në botë për të bërë not, kjo për shkak të rrymave të fuqishme dhe valëve atje.

Në rast se një notar kapet nga një rrymë e fortë, zona më e afërt e sigurt e bregut është rreth 9 kilometra larg.

Plazhi Gansbaai, Afrika e Jugut

Gansbaai ndryshe njihet edhe si “Kryeqyteti i Peshkaqenëve të Bardhë” për shkak të numrit të madh të këtyre grabitqarëve të rrezikshëm që fshihen në brigje.

Sado të rrezikshme të jenë këto ujëra, vizitorët do mund t’iu afrohen krijesave të rrezikshme duke krijuar në rend të parë sigurinë e tyre.

Plazhi Chowpatty, Mumbai

Plazhi Chowpatty në Mumbai është një nga plazhet më të ndotura në botë, dhe kështu ujërat në të janë të papërshtatshëm për not.

Ujërat e këtij plazhi janë plot me mbeturina. Rëra në këtë plazh është gjithashtu e mbuluar me mbeturina, megjithatë, vullnetarët kanë marrë përsipër viteve e fundit përgjegjësinë për ta pastruar. Sidoqoftë ujërat janë mjaft të ndotura për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe rëra gjithashtu është e kontaminuar.

Sipas Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, noti në ujë të ndotur mund të rezultojë në sëmundje, të tilla si diarre ose dhimbje të fytit, apo edhe sëmundje më të rënda te fëmijët, tek të moshuarit dhe tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.

Plazhet me rërë të zezë të Kilauea-s, Hawaii

Ndonëse mund të duken tërheqëse, plazhet me rërë të zezë të Kilauea-s që gjenden në Parkun Kombëtar të Vullkaneve, janë gjithashtu të rrezikshme.

Plazhet ndodhen pranë njërit prej vullkaneve më aktivë në botë, malit Kilauea, i cili ka shpërthyer vazhdimisht që nga viti 1983 dhe ka nxjerrë llavë të nxehtë në oqean.

Plazhi New Smyrna, Floridë

Megjithëse i bukur, ky plazh në Floridë ka gjithashtu një reputacion të frikshëm.

Në këtë plazh janë regjistruar 32 sulme nga peshkaqenët që nga viti 2010 (dy herë më shumë se çdo plazh tjetër në SHBA).

Plazhi i cili ndodhet në qarkun Volusia, është quajtur edhe si “Kryeqyteti i Sulmit të Peshkaqenëve në Botë”, sipas Librit të Rekordeve Guinness.

Ishulli Frasel, Australi

Plazhet e ishullit Fraser janë shtëpia e disa prej ujërave më të rrezikshëm.

Në këtë zonë ka rryma të forta të ujit, dhe ishulli strehon peshkaqenë dhe kandilë deti.

Pushuesit e plazhit gjithashtu mund të përballën me krijesa të tjera të rrezikshme edhe jashtë ujit duke përfshirë krokodilë, merimanga vdekjeprurëse.

Plazhi Zipolite, Meksikë

I njohur gjithashtu si “Plazhi i të Vdekurve”, nuk është për t’u habitur që Plazhi Zipolite që gjendet në bregun jugor të shtetit Oaxacas në Meksikë, ka një reputacion vdekjeprurës.

Ky plazh ndonëse piktoresk dhe i popullarizuar nga vizitorët është gjithashtu i famshëm për rrymat e rrezikshme.

Plazhet e Territorit Verior, Australi

Në këtë plazh gjendet një lloj kandili që është më helmues në botë duke u njohur ndryshe edhe si “kandil deti i kutisë”.

Këta kandilë deti janë transparentë në ujë dhe mund të gjenden në tufa të mëdha përgjatë bregut të Territorit Verior të Australisë.

Thithja e tyre është aq e dhimbshme sa disa viktima pësojnë arrest kardiak para se të arrijnë në breg.

Plazhet e lumit Amazon – Amerikë e Jugut

Piranjat, anakondat dhe ngjalat elektrike janë vetëm disa prej krijesave që vizitorët mund të hasin në plazhet e rrezikshme të lumit Amazon.

Rruga ujore e këtij lumi është shtëpia e një biodiveristeti të pasur, ndoshta më të pasur se çdo lum tjetër në botë.

Derisa njihet për “banorët e saj të frikshëm”, ujërat e Amazonës janë të populluara nga 2,500 lloje të ndryshme peshqish. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori