LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë paqeruajtës të Egjiptit plagosën në Republikën e Afrikës Qendrore

Dhjetë paqeruajtës të Egjiptit plagosën në Republikën e Afrikës Qendrore

Dhjetë paqeruajtës egjiptianë të paarmatosur nga Misioni i Stabilizimit i OKB-së në Republikën e Afrikës Qendrore (MINUSCA) u qëlluan dhe u plagosën.

Sipas MINUSCA, helmetat e kaltra ishin pjesë e Njësisë së Policisë Kushtetuese të Egjiptit dhe u qëlluan nga elementë të gardës presidenciale. Dy u plagosën rëndë.

Paqeruajtësit arritën më 1 nëntor në Aeroportin Ndërkombëtar M’Poko, si pjesë e rotacionit periodik dhe dislokimit të trupave në vend dhe po shkonin në bazën e tyre, kur u vunë nën zjarr të fortë nga garda presidenciale, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga misioni.

Sipas MINUSCA, kjo ndodhi “pa asnjë paralajmërim ose përgjigje paraprake, edhe pse ata ishin të paarmatosur”. Misioni shtoi se “dënon fuqishëm atë që duket të jetë një sulm i qëllimshëm dhe i pajustifikueshëm”.

Në përpjekjen e tij për t’u tërhequr nga zona, e vendosur rreth 120 metra nga rezidenca presidenciale, autobusi i Njësisë së Policisë Kushtetuese të Egjiptit, goditi aksidentalisht dhe vrau një kalimtare grua, thuhet në deklaratë.

Misioni tha se shpreh keqardhje për ngjarjet që çuan në aksident dhe i ofroi ngushëllime familjes së viktimës, gjatë një takimi me anëtarët e familjes më vonë gjatë ditës.

Udhëheqja e MINUSCA-s dhe qeveria e CAR, hapën menjëherë një hetim për incidentin vdekjeprurës, duke përfshirë ekzaminimin e ngjarjes në përputhje me detyrimet ligjore të përcaktuara në Marrëveshjen e Statusit të Forcave.

MINUSCA u krijua nga Këshilli i Sigurimit në vitin 2014, për të ofruar siguri, humanitare, të drejtat e njeriut dhe mbështetje politike për vendin, pas viteve të trazirave civile. Rreth 157 paqeruajtës kanë humbur jetën në krye të detyrës.

Në vitin 2013, CAR u përfshi nga dhuna ndërkomunale e udhëhequr nga milicia kryesisht e krishterë anti-balaka dhe një koalicion kryesisht mysliman, i njohur si Seleka.

Muajin e kaluar, një armëpushim i njëanshëm u shpall nga presidenti, Faustin Archange Touadera dhe megjithëse pjesa më e madhe e vendit mbetet nën kontrollin e grupeve të armatosura, hapa pozitivë po ndërmerren për të forcuar demokracinë dhe stabilitetin, sipas kreut të MINUSCA, Mankeur Ndiaye, duke informuar Këshillin e Sigurimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori