LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë momentet më të paharruara të Kampionateve Evropiane (Foto/Video)

Dhjetë momentet më të paharruara të Kampionateve Evropiane (Foto/Video)

Kampionatet evropiane sjellin shumë emocione dhe gjëra të bukura, ndërsa aty futen edhe momentet më të paharruara që ka sjellë futbolli.

Goal.com ka zgjedhur dhjetë momentet më të bukura dhe të paharruara që kanë ndodhur në Kampionatet Botërore.


Nga goli i Antonin Panenkas e deri te golat e Marco van Baste, Oliver Bierhoff e Mario Balotellit, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund t’i gjeni dhjetë momentet më fantastike që i kanë ndodhur në Kampionatet Evropiane.

Goli i çmendur i Paul Gascoigne kundër Skocisë

gasa

Dikur njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë, Paul Gascoign, kishte inspiruar Anglinë në vitin 1996. Ai shënoi gol fantastik kundër Skocisë.

Panenka e Pirlos

pirlos panenka

Italia ishte duke humbur 2-1 në ekzekutimin e penalltive, ndërsa Andrea Pirlo me një goditje të bukur i dha zemër Italisë për ta dërguar në gjysmëfinale.

Goditja magjike e Zlatan Ibrahimovic

ibra

Në vitin 2004, Zlatan Ibrahimovic kishte shënua një gola akrobatik për ta mposhtur Italinë 1-0. Italia ishte eliminuar në fazën e grupeve.

Goli i Artë i Oliver Bierhoff

oliver-bierhoff

Sulmuesi gjerman që në atë kohë luante me Udinesen u fut në lojë në pjesën e dytë ku Gjermania ishe duke pësuar humbje 1-0 nga Çekia. Ai barazoi rezultatin, ndërsa në vazhdime shënoi ‘Golin e Artë’.

Paraqitja e jetës për Mario Balotellin

mario

Konsiderohej si një prej talenteve më të mëdhenj një botë, por sot ai nuk është fare i tubuar me Italinë për këtë kampionat. Para katër viteve ai shënoi dy herë për ta eliminuar Gjermaninë në gjysmëfinale.

Gol i madh nga Platini

platini

Franca ishte duke humbur 2-1, ndërsa barazuan pak para fundit. Ishte Platini ai që iu dha fitoren francezëve në këtë ndeshje gjysmëfinale.

Panenka origjinal

panenka 1

Antonin Panenka në finalen e vitit 1976 ka shënuar një penallti që do të mbetet gjithmonë në histori. Pas penalltive Çekosllovakia u shpall kampion i Evropës.

Greqia shokon Evropën

greqia

Viti 2004 solli befasinë e madhe të futbollit. Greqia fitoi evropianin. Në çerekfinale ata mposhtën Francën në një ndeshje ku ishin totalisht inferior.

Voleja e Van Basten

van basten

Holanda ka fituar vetëm një turne madhorë, atë të viti 1988. Në finale Marco van Basten kishte shënuar një gol fantastik me volej.

Mrekullia daneze

danimarka

Danimarka ishte ftuar në vitin 1992 në kampionatin evropian pas përjashtimit të Jugosllavisë. Ata fituan evropian duke çmendur botën e futbollit. Në finale mposhtën Gjermaninë.

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori