Brenda një zyre a kompanie je i detyruar të bashkëpunosh dhe qëndrosh për orë të tëra me tipa të ndryshëm njerëzish.
Disa prej tyre mund të bëhen miqtë tuaj më të mirë, kurse marrëdhënia me ca të tjerë fillon dhe mbaron tek “mirëmëngjesi” dhe “natën e mirë”.
Sigurisht ti s’mund t’i pëlqesh të gjithëve dhe e kundërta, prandaj e mira është që specifikisht me disa tipologji kolegësh të mbash raporte minimale, për të mirën e punës dhe qetësinë tënde.
1. Intriganti
Ai është miqësor me të gjithë, të frymëzon me vetëbesimin që ka, ka aftësi të papara manipulimi për të përfituar vetë dhe s’bën gjë tjetër veçse të spekulojë gjithçka për të gjithë. Jovan Bregu i zyrës suaj.
2. Konservatori/ja
Ai/ajo që është kundër çdo lloj ndryshimi të ri në zyrë, në mënyrën e punës apo në të gjithë kompaninë.
3. Kolegu i “pangopur”
I keni parasysh ata që besdisen nëse rrinë një orë më shumë jashtë oraret apo që nuk pranojnë të bëjnë një punë shtesë nëse nuk paguhen? Në periudha afatgjata, të tillë punonjës demotivojnë të tjerët. Sigurisht s’ka asgjë të kërkosh çfarë të takon, por s’duhet harruar masa dhe mënyra e kërkimit.
4. Ai më i zgjuari
Ai është më i vjetri aty dhe mburret me faktin sesi të gjithë të tjerët kërkojnë mendime prej tij. Bëhet kaq i lodhshëm në shumicën e rasteve!
5. Ai që vetëm ankohet
Eshtë ora 9:00 dhe ndihet i rraskapitur, s’të tregon kurrë asnjë lajm të mirë, por janë gjithmonë gati për të sjellë energji negative në zyrë.
6. Manipuluesi
Kujdes nga ai/ajo që të komplimenton që në mëngjes veshjen dhe pas 5 minutash të kërkon t’i bësh një punë. Sapo ke takuar një manipulues.
7. Ai që varet komplet nga moti
Në çdo zyrë është gjithmonë dikush që është me nerva se jashtë bie shi, ka gjithmonë ftohtë ose shumë vapë dhe nuk i punohet. Do t’ju shpërqëndrojnë dhe në fund s’do fitoni asgjë.
8. Paraziti
Ai/ajo qartazi nuk bën asnjë punë dhe një Zot e di si nuk është pushuar ende. Detyrat ia bëjnë të kolegët e tjerë sepse vdes të kërkojë ndere, por sidoqoftë e gjithë zyra e njeh mirë.
9. Arroganti
Lloji më i keq nga gjithë më sipër. Ai nuk është kurrë i sjellshëm, të bën të ndihesh keq dhe përgjigjet e tij janë helm. Këtij duhet t’i thoni vetëm “mirëmëngjesi”.
10. Kritiku
Ata ju kritikojnë për gjithçka dhe bëhen kaq të lodhshëm. Madje përveç punës, kritikojnë dhe zgjedhjet tuaja personale duke dhënë sugjerime që s’ja kërkon askush. Në po të njëjtën kohë, ky koleg toksik refuzon kategorikisht ta kritikosh sepse janë të bindur se kanë gjithmonë të drejtë. /Anabel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjashtë fazat e të fjeturit me partnerin
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë
Kjo markë po shet ‘xhinse me njolla' për 600 euro dhe ky model i çuditshëm tashmë është shitur
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit