LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë klubet që kanë shpenzuar më shumë në transferime dekadën e fundit – Prinë Man City, Juventusi i katërti, Real Madridi i teti

Dhjetë klubet që kanë shpenzuar më shumë në transferime dekadën e fundit – Prinë Man City, Juventusi i katërti, Real Madridi i teti

Klubi anglez, Manchester City është klubi që ka shpenzuar më së shumti në botë në transferime që nga sezoni 2011/12.

Dekada e fundit ka qenë e gjitha e mbushur me shpenzime të mëdha të klubeve evropiane, pasi janë paguar shifra të mëdha për transferimin e lojtarëve.

Neymar është transferimi rekord botëror për 222 milionë euro, ndërsa pas tij vijnë emra si Kylian Mbappe me 180 milionë euro dhe Paul Pogba, Cristiano Ronaldo dhe Eden Hazard që janë paguar për më shumë se 100 milionë euro.


Të gjitha lajmet rreth Transferimeve
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Transferimeve

Por, kush janë klubet që kanë shpenzuar më shumë në dekadën e fundit?

Faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt ka përpiluar një listë me dhjetë klubet që kanë shpenzuar më shumë nga sezoni 2011/12.

Sipas Transfermarkt, Manchester City është klubi që ka shpenzuar më shumë në dekadën e fundit me plot 1.51 miliard euro shpenzime në transferime.

Pas Cityt vijnë Barcelona dhe Chelsea me nga 1.47 miliard euro shpenzime, ndërsa vendi i katërt dhe pestë ndahet nga Juventusi dhe Manchester Unitedi me nga 1.44 miliard euro.

Sheikët e Paris Saint-Germain kanë shpenzuar 1.39 miliard euro në transferime në dekadën e fundit, ndërsa pas tyre vjen Atletico Madridi me 1.10 miliard euro dhe Real Madridi i teti me 1.07 miliard euro.

Vendi i nëntë te klubet më shpenzimet më të mëdha në dekadën e fundit është zënë nga Liverpooli me 1.04 miliard euro, ndërsa dhjetëshja mbyllet me Interin që ka shpenzuar 1.01 miliard euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Ligue 1
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori