LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë jahtet më të shtrenjta prezantohen në “Monaco Yacht Show”

Dhjetë jahtet më të shtrenjta prezantohen në “Monaco Yacht Show”

Monaco Yacht Show prezanton në fund të shtatorit 10 jahtet më të reja, më të shtrenjta e më të mëdha të botës, në një vend që premton të shndërrohet në magnet për miliarderët.

Do të ketë dhe atraksione të tjera në këtë pjesë të mrekullueshme të rivierës franceze, përfshirë anije të vogla të shpejta tejet elegante, helikopterë, nëndetëse personale, limuzina e makina luksi. Por ylli i spektaklit mbeten superjahtet.

Listën e dhjetëshes së më të mirëve e kryeson Amadea, 106 metra, një prej më mëdhenjve dhe më luksozëve që prezantohen në Monako. Tis, 111 metra i gjatë, është prodhim i një grupi gjerman në Lurssen, që e ka fituar tashmë reputacionin e krijimit të disa prej “ishujve private të lëvizshshëm” më të mëdhenj në botë.

Phoenix2 gati 91 metra, i krijuar nga Winch Design, është ndërtuar edhe ky nga ekspertët gjermanë të superjahteve në kantierin detar të Lurssen.

DreamBoat i milionerit Arthur Blank ia doli të hynte këtë vit në listën e superjahteve. Bold, gati 85 metra, është jahti më i madh e më i ri i ndërtuar nga Silver Yachts, ndërsa me Excellence, i ideruar po nga Winch Design, punonjësit e firmës me në Londër, padyshim që e kanë kapërcyer veten! /tch/