LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur për Ardian Hoxhën

Dhjetë gjërat që nuk i keni ditur për Ardian Hoxhën

Ardian Hoxha është sipërmarrës dhe investitor me përvojë në artari, arsim, zbavitje, media, industri ushqimore dhe telekomunikacion. Ai është një person që dëshiron të ndryshojë botën për të mirë, duke filluar nga Kosova dhe rajoni, dhe më pas edhe e gjithë bota.

Por ne sot kemi zgjedhur 10 gjërat të cilat karakterizojnë Ardianin.


1. Djali i madh i veprimtarit të njohur Remzi Hoxha

Ardiani është djali i madh i biznesmenit dhe patriotit të madh, Remzi Hoxha, i cili është ende i zhdukur. Edhe pse kjo sfidë e madhe i erdhi në jetë qysh në moshën 14 vjeçare, Ardiani ka vazhduar studimet dhe ndihmën financiare dhe morale ndaj familjes së tij, duke u bërë një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm të Kosovës.

2. Ka mbaruar shkollën e mesme në SHBA dhe studimet në fakultetin për Administrim Biznesi në Turqi, dhe Executive MBA në Slloveni

Në vitet e 90ta si ambicioz i madh që ishte, Ardiani përfundon shkollimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte mundësi që të vazhdonte edukimin atje. Por, nga dashuria e përgjegjësia ndaj familjes dhe atdheut, Ardiani vendosi që të vazhdojë sukseset e tij më afër të dashurve të tij. Ai vazhdoi studimet në Bilgi University në Turqi e më pas studimet e masterit në IEDC – Bled School of Management në Slloveni, ku iu dha çmimi Unicredit Alumni Achievement Award në vitin 2012.

3. Biznesin e parë e hapi me 21 vjet!

Të kujtohet vetja kur ishe 21 vjeç? Sa prej ëndrrave i kishe realizuar? Shumica nga ne, kemi ëndrra të cilat vështirë se me 21 vjet mund t’i realizojmë, por kjo nuk qëndron për Ardianin e palodhshëm. Sfidat në jetë e përgatitën tutje, duke qëndruar larg familjes, atij i erdh ideja që prindërit kosovar mos ta kenë fatin e familjes së Ardianit. Fëmijët nga Kosova të shkollohen me sistem amerikan pa pasur nevojë të ikin larg prindërve. Eh pra kur në këtë moshë Ardiani hapë shkollën e parë amerikane në Kosovë. American School of Kosova është shkollë private e akredituar nga Cognia (më parë AdvancED) dhe numëron anë e mbanë botës nxënësit me sukses të lartë!

4. Ka siguruar të ardhura për më shumë se 4000 familje

Duket si numër i vogël, por po të përpiqesh t’i numërosh bizneset dhe punëtorët e tij që nga viti 2003 do të bindeni edhe vet. Kjo me gjasë ishte edhe ideja e kthimit të tij në Kosovë, të ndihmoj në rritjen e ekonomisë dhe mirëqenies në Kosovë. Ardiani beson se patriot është ai që kontribuon në ekonominë e vendit tonë.

5. Është i martuar dhe ka dy fëmijë

Ardiani si tip i afërt dhe familjar, normalisht se u bë baba i dy fëmijëve dhe është i martuar me Era Hoxhën, soprane nga Maqedonia. Sikurse kënga e tyre e preferuar, ashtu edhe e kanë martesën, e cila titullohet “Martesa jonë!”. Që të dy janë adhurues të udhëtimeve dhe shpenzojnë mjaftë kohë me fëmijët e tyre.

6. Është themelues dhe investitor në 5 bizneseve aktive

Investimet e Ardianit janë të shumta, ku 5 nga ta janë aktive duke filluar me American School of Kosova, Duplex Club, Green & Protein, Glam Radio dhe SushiCo Kosova. Rishtazi ai vetëm se ka shitur aksionet e tija nga Travel Mate dhe Tentene ku ishte themelues dhe aksionar deri ne muajin qershor të 2020. Ai në vitin 2013 po ashtu kishte themeluar operatorin mobil shqiptar në Maqedoni të quajtur Albafone dhe pas një aksidenti pothuajse tragjik, edhe kompania nuk arriti të mbijetojë por që mbetet një nga krenaritë e Ardianit dhe si biznes i dështuar një nga pjesët e tija të suksesit.

7. Është folës motivues

Përveç kuadrove që i krijon me American School of Kosova, dhe profesionistëve që i krijon përgjatë kohës kur punojnë në një nga kompanitë e tij, ai po ashtu krijon dhe avancon edhe shumë kuadro profesionale, punëtorë, menaxherë dhe udhëheqës. Vitin e kaluar, ndonëse i nxënë tej mase me kompani, Ardiani ka vendosur që motivimin e tij ta shpërfaqë edhe përmes rrjeteve sociale dhe aktiviteteve nëpër seminare, konferenca, takime për të folur rreth suksesit! Nëse ende nuk ndjekin, ju mund ta kërkoni në Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube.

8. Shpërndan motivim në tërë Kosovën përmes eventit “Are You a Champion of Success?”

“Are You a Champion of Success?” është iniciativa e Ardianit e cila ka për qëllim vizitat e tija nëpër qytetet dhe qytezat e Kosovës së bashku me njerëz të tjerë të suksesshëm në fusha të ndryshme në panel, ku qytetarët kanë mundësinë të dëgjojnë nga afër tregimet, sfidat dhe sukseset e tyre. Ky event është gjithmonë falas dhe deri tani është organizuar në Prishtinë dhe Mitrovicë. Panelist të pranishëm ishin Mërgim Prishtina nga Tre-Pharm, Arta Zajmi Shehu nga JCoders dhe LabBox, Hana Qerimi nga Shkolla Digjitale, Adriana Matoshi aktore me famë botërore, Visar Idrizi nga Viprint, dhe Lindrit Misini nga Missini Sweets. Për të qenë pjesë e kësaj ngjarje, rrini në kontakt me faqen e Ardianit, www.ardianhoxha.com ose në rrjete sociale.

9. Fitues i çmimit “FashionTV Nightlife Award” dhe “Business Elite 40 under 40” në vitin 2019

Në vitin 2013, Duplex Club, njëri nga bizneset e Ardianit, u zgjodh një nga 10 klubet më të mira të botës për vitin 2013. Çmimin e pranoi Ardiani në ngjarjen e organizuar në Kanë (Cannes) të Francës gjatë Cannes Film Festival. Vitin e kaluar Ardianit ju shtua edhe një çmim i rëndësishëm, i cili njihet ndërkombëtarisht: Business Elite Award 40 under 40. Business Elite Award 40 under 40, në Amsterdam organizohet me qëllim të identifikimit të sipërmarrësve të shquar në botën e biznesit, vizionarët, inovatorët, ata që ndryshojnë mënyrën se si bëhen gjërat. Ai për këtë çmim u shpreh shumë i motivuar sepse sipas tij, ndërmarrësit nga Kosova po bëhen model i suksesit për tu ndjekur nga gjithë bota.

10. Ka promovuar Kosovën në CET Platform Society

Dashuria dhe pasioni për të përmirësuar imazhin e Kosovës për Ardianin është një detyrë e përditshme. Gjatë kohës së karantinës, Ardiani morri pjesë në platformën më të suksesshme për zhvillimin e sektorëve të Rinisë, OJQ-ve dhe Ekonomisë Sociale, me qendër në Ptuj, Slloveni. E kjo u bë e mundur përmes letrës së Ardianit, i cili ishte i ftuar ngaqë platforma në fjalë e cilësuan si person me ndikim të madh në Kosovë. /Telegrafi/