LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë arsyet që jua dëshmojnë se përse dita e hënë nuk duhet të jetë e mërzitshme

Dhjetë arsyet që jua dëshmojnë se përse dita e hënë nuk duhet të jetë e mërzitshme

E hëna mund ta bëjë humorin tuaj të zymtë, edhe në ditë me diell. Lajmi i mirë? Një libër i ri ka nxjerrë përfundimin se ‘humori i keq’ mund të jetë i mirë për ne, duke studiuar hormonet femërore. Në librin “Moody Bitches”, i cili pritet të kthehet shumë shpejt në best-seller, thuhet se ndryshimi i humorit (faleminderit hormoneve) mund të jetë në fakt, gjëja më e mirë që mund të na ndodhë.

Ja pse Dr. Julie Holland mendon se “Mërzia e të hënës” është fenomen jo i dëmshëm, përkundrazi…


Kjo është krejtësisht e natyrshme. Kështu jemi gatuar.

Gratë ndjejnë më shumë, dhe për arsyeje të mira. Truri i gruas ka evoluar në mënyrë të tillë që të inkurajohet empathia, intuita, ndjeshmëria. Ne sjellim në jetë edhe qenie. Aftësia jonë për t’i njohur dhe për t’iu përgjigjur nevojave dhe humorit të të tjerëve është thelbësore për mbijetesën e tyre dhe tonën. Ne duhet ta kapim kur fëmija ynë është në rrezik ose në nevojë, apo kur një burrë pranë nesh mund të ketë qëllime të këqija.

Të jesh e ndjeshme ndaj rrethanave është të dish të përshtatesh.

Hormonet tona natyrshëm lëvizin nivelin e tyre, duke reflektuar kështu edhe fertilitetin. Gratë e njohin ndryshimin (e jetojmë çdo ditë atë) dhe ai është një aset. Fluiditeti ynë na bën më elastike. Për të qenë plotësisht produktive, na duhet të përmirësojmë balancën mes qëndrueshmërisë dhe fleksibilitetit. Të bllokohesh në të njëjtën mënyrë të të menduari, apo të kesh artificialisht rritje të vazhdueshme të serotoninës dhe estrogjenit, mund të bëhet e qëndrueshme, por kjo nuk është e natyrshme apo fleksibël, dhe për këtë arsye, as e përshtatshme.

Cikli i fertilitetit, SPM (Sindroma Paramenstruale), mund ta thjeshtëzojnë jetën tuaj. 

‘Pakënaqësia’ e përmuajshme (një herë në muaj) në fakt, është dhuratë. Ajo që unë diskutoj gjithnjë me pacientet e mia është se mendimet dhe ndjenjat që dalin në pah gjatë kësaj faze të ciklit janë të vërteta; genuine. Nëse ju ndiheni e dërrmuar apo e nënvlerësuar, shanset janë që kjo të jetë e vërtetë. Unë them, le të jetë ky një mësim. Ndoshta gjendja do të përmirësohet në pjesën tjetër të muajit.

Të thuash ‘jo’ është mirë për ju. 

Vini re se në momentet kur ju duhet të merrni vendime të vështira lidhur me çfarë do hani, ku do të ushtroheni dhe ku do të flini, ju thjesht, po kujdeseni për veten. Ka një kohë kur mundeni të jeni e ndjeshme në lidhje me nevojat dhe dëshirat e të tjerëve, dhe ka edhe një kohë kur ju duhet të merreni me veten. Si luani mëmë që mbron këlyshët e saj, bëhuni agresive kur është puna për kohën që duhet të jetë vetëm juaja! Gratë, shpesh janë dhuruese të mëdha, gati martire. Jeta nuk është gjithmonë pët të kënaqur të tjerët. Mos u bëni një akomoduese patologjike. Praktika na mëson se është mirë kur themi ‘jo’!

Pika juaj e parë e mbrojtjes duhet të jetë vetvetja.

Bëhuni mbrojtësja më e madhe e vetes tuaj. Ju meritoni kohë, kënaqësi, dhe dëshirat tuaja kanë rëndësi. Plotësojeni oreksin dhe trupin me ushqim, seks dhe gjumë. Mjaft e stërmbushët jetën tuaj me ‘duhet’. Gjeni gjërat më të shëndetshme që ju bëjnë mirë shpirtërisht. Jepjuni vetes tërësisht, pa ndrojë. Asgjë e shëndetshme nuk rritet me vetë-urrejtje dhe mospranim.

Burrat nuk mund t’i dinë rreth ndjeshmërisë suaj nëse ju nuk hapeni.

Ta lini veten të qani/qaheni mund të jetë e rëndësishme në lidhje me komunikimin me partnerin. Gratë e kanë më të lehtë ta perceptojnë mërzinë e tjetrit, në 90 % të kohës. Ndërkaq, burrat, vetëm në 40 %. Kjo është më pak se probabiliteti për t’i rënë në të duke hedhur një monedhë. Për këtë arsye, është shumë më e frytshme nëse ju e verbalizoni problemin, ia thoni atë burrit tuaj. Ata thjesht nuk kanë aq intuitë sa ne për t’i kuptuar drejtë disa gjëra.

Duhet t’i lini njerëzit t’ju shohin edhe kur qani. Nuk ka ndonjë problem as kur ju shohin kolegët.

Nëse ndiheni të frustruara dhe ju vjen të lotoni, atëherë, thjesht, lëshojeni veten: qani! Kjo është më e shëndetshme sidoqoftë. Ndonjëherë, kjo mund t’i bëjë të tjerët të kuptojnë se nuk duhet t’ju kishin lënduar emocionalisht aq shumë…

Ndrydhja e ndjesive mund t’ju sëmurë.

Kjo është jetike. Lërini ndjenjat të dalin hapur, bën mirë për shëndetin. Të jesh origjinale në vepra dhe fjalë, të bëni atë që ndjeni, në vend të asaj ‘që duhet’, mund të përmirësojë shëndetin tuaj. Kjo është e vërtetuar: Disa shtypje mund të shkaktojnë sëmundje te gratë. Anti-emocionaliteti është shkaku numër një i kancerit. Të silleni në të njëjtën linjë me atë që ndjeni do t’ju ndihmojë të ulni nivelin e stresit.

Origjinaliteti është tërheqës.

Shko përpara, bëhu vetvetja, fol me sinqeritet dhe ndiq shijet personale. Sillu natyrshëm. Të gjithë kemi potencialin për të qenë më të fuqishëm gjatë jetëve tona. Mjaft luajtët me porta të vogla. Kjo nuk ndihmon askënd. Shkëlqeni! Nëse mësoni të përdorni edhe humorin e ndjeshmërinë tuaj për këtë, do të arrini fuqi të mëdha fizike, profesionale dhe shpirtërore.

‘Kuçkat’ mbarojnë punë.

Ndonjëherë do ju duhet të shprehni pakënaqësinë përpara se të tjerët t’ju dëmtojnë. Në disa raste të tjera, ju duhet të thoni ‘jo’. Duhet të qëndroni produktive dhe të mos e harroni listën e ‘gjërave që duhen bërë’.

Të ndjesh negativitetin gjithashtu mund t’ju sjellë gëzim.

Të jesh empatike dhe e lidhur me njerëzit është një ndër lumturitë më të mëdha që dikush mund të ketë në jetë, si qenie njerëzore. Ndryshimi i humorit shkon krah për krah me lumturinë dhe nuk mund ta keni njërën pa tjetrën.

Shqipëruar për GW

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori