Nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë prej gjithsej dhjetë aksidenteve, të cilat gjatë ditës së djeshem kanë ndodhur në rajonin e Shkupit. Në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se policia e komunikacionit ka zbuluar dhe përjashtuar nga komunikacioni 32 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre shoferë e kanë ngasur automjetin nën ndikim të alkoolit, 16 para se të marrin patentë shoferi, dy fillestarë, si dhe katër automjete të paregjistruara.

“Janë sanksionuar edhe shtatë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendkalimin e shënuar, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqeve, shtatë shoferë të motoçikletave për mosshfrytëzim të kaskës mbrojtëse, 22 shoferë për mosmbajtje të rripit të sigurisë dhe 23 shoferë kanë përdorur celular gjatë ngasjes së automjetit”, thonë nga SPB Shkup.

Ata shtojnë se shtatë këmbësorë janë sanksionuar për kalim jashtë vendkalimit të shënuar dhe një i cili ka kaluar rrugën në dritë të kuqe./Telegrafi/