LAJMI I FUNDIT:

Dhënia për shfrytëzim e Kalasë së Vushtrrisë për restorant, reagon kryetari Bajram Mulaku

Dhënia për shfrytëzim e Kalasë së Vushtrrisë për restorant, reagon kryetari Bajram Mulaku

Pak ditë pasi mediat e publikuan rastin e dhënies në shfrytëzim për restorant, të një pjese të Kalasë së Vushtrrisë, ka ardhur edhe reagimi i të parit të kësaj komune, Bajram Mulaku.

Ai përmes një deklarate për media ka sqaruar se komuna të cilën e drejton ai, nuk i ka dhënë shfrytëzim objektin e Kalasë djalit dajës së tij, Mentor Salihu.


Sipas tij, “nuk mund të gjendet asnjë argument i vetëm që unë kam pas ndonjëherë bisedë me ndonjë nga drejtorët e IKMM-së ose zyrtarët e saj apo ndonjë nga ministrat e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtarët e saj, me ndonjë nga politikanët e ndonjë subjekti politik të çfarëdo niveli, lidhur me ‘msitninë’ për dhënien në shfrytëzim të kalasë për t’u bërë siç po thonë shumë media, rrjete sociale dhe individë ‘restaurant i dajës së kryetarit”.

“Jam i përgjegjshëm, se fakti që IKMM-ja ia paska dhënë në shfrytëzim Mentor Salihut, djalit të dajës tim, kalanë e qytetit, te shumë qytetarë krijon paragjykime se unë në këtë rast si kryetar komune kam qenë i involvuar dhe kam ndërhyrë te ndonjë faktor vendimmarrës për këtë çështje. Jam i përgjegjshëm gjithashtu se tani janë zgjedhjet lokale afër dhe se shumë pretendentë për kandidat për kryetar komune të subjekteve të ndryshme e shfrytëzojnë nëpërmes ‘fansave’ të tyre këtë rast, me qëllim të njollosjes së personalitetit tim, për përfitime të tyre”, ka shtuar Mulaku.

Daja i kryetarit Mulaku merr në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë
Lexo po ashtu Daja i kryetarit Mulaku merr në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të kryetarit të Komunës:

Që nga 14 korriku media dhe rrjete të ndryshme sociale si dhe individë kanë vërshuar me komentime të ndryshme për dhënien në shfrytëzim të Kalasë së Qytetit nga ana e IKMM-së. Me një komunikatë për këtë rast ka dal vet drejtori i IKMM, z. Agim Gërguri, i cili e bën me dije opinionin e Vushtrrisë e më gjerë për qëllimin dhe dhënien e kalasë në shfrytëzim, duke treguar njëkohësisht se IKMM-ja është pronare e këtij objekti të trashëgimisë kulturore dhe se e kanë të drejtën ligjore ta menaxhojnë, pra edhe që ta japin në shfrytëzim të njëjtën.

Unë, si kryetar i komunës kam qenë i njoftuar zyrtarisht nga z. Gërguri për këtë vendim më datë 13 korrik të këtij viti, në ç’rast është kërkuar nga unë që t’i dorëzojë çelësat e kalasë zyrtarëve të IKMM-së.
Kalaja e qytetit është restauruar nga Organizata CHëB, në mbështetje financiare të Ambasadës Amerikane dhe të Ministrisë së Kulturës. Me përfundimin e punimeve kjo organizatë në bashkëpunim me palët kompetente, përfshirë edhe atë komunale, kanë hartuar edhe një Draft-rregullore për menaxhim të kalasë, për mënyrën e shfrytëzimit të pjesës së brendshme dhe asaj të jashtme.

Hulumtimet arkeologjike në pjesën e brendshme të kalasë i ka bërë IKMM-ja në mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës.Si kryetar i komunës kam qenë shumë i përkushtuar për përcjelljen e gjitha zhvillimeve duke përfshirë edhe hulumtimet arkeologjike që janë bërë në këtë objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore sikurse edhe për të gjitha objektet tjera të trashëgimisë që gravitojnë në komunën tone,për çka kam kërkuar raporte të cilat sot e kësaj dite nuk janë dorëzuar.

Fillimisht, nga IKMM-ja, kalaja i është dhënë në shfrytëzim Komunës së Vushtrrisë pas restaurimit të saj nga CHëB –ja. Në këtë rast komuna ka punësuar në kohë të caktuar një ciceron ,i cili ka qenë i angazhuar për të bërë shpjegime për vizitorët e kalasë dhe për ruajtjen e saj për kohë të caktuar nëpërmes kontratës mbi vepër, si dhe duke angazhuar ekspert nga Drejtoria e Kulturës. Gjatë periudhës së menaxhimit të kalasë nga komuna, ky objekt ka qenë në shfrytëzim të institucionit të komunës tonë dhe shumë organizatave rinore joqeveritare. Nuk mund të thuhet se shfrytëzueshmëria ka qenë në kohë optimale për çka ka dhënë vërejtje edhe IKMM-ja, por te të gjithë qytetarët është vërejtur një disponim i mirë për gjendjen e kalasë dhe mënyrën e shfrytëzimit të saj. Me investimet e komunës është pastruar, gjelbëruar dhe meremetuar pjesa e jashtme e oborrit të kalasë. Me drejtorin e tanishëm z.Gërguri, por edhe të mëparshmin z.Bakija, kemi pasur takime pune për projekte të ndryshme e sidomos për muzeun e komunës (Shtëpia e Mahmut agë Gjinollit), i cili objekt tani është në restaurim e sipër, kurse këto takime janë mbajtur në Prishtinë dhe Vushtrri. Pajtohem me z.Gërguri se kemi pasur dhe kemi një bashkëpunim të mirë në funksion të ruajtjes dhe restaurimit të objekteve historike dhe trashëgimisë kulturore të komunës. Por temë e bisedimeve tona në këto takime kurrë nuk ka qenë dhënia në shfrytëzim e kalasë, ndonjë kompanie private e as kompanisë që iu është dhënë dhe e menaxhon Mentor Salihu, i cili është djali i dajës tim ,Salihut. Për këtë e kam ndërgjegjen e pastërt dhe këtë e deklaroj me përgjegjësi morale dhe juridike. Pra, nuk mund të gjendet asnjë argument i vetëm që unë kam pas ndonjëherë bisedë me ndonjë nga drejtorët e IKMM-së ose zyrtarët e saj apo ndonjë nga ministrat e Minstrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe zyrtarët e saj, me ndonjë nga politikanët e ndonjë subjekti politik të çfarëdo niveli, lidhur me “msitninë” për dhënien në shfrytëzim të kalasë për t’u bërë siç po thonë shumë media, rrjete sociale dhe individë “restaurant i dajës së kryetarit”. Jam i përgjegjshëm, se fakti që IKMM-ja ia paska dhënë në shfrytëzim z. Mentor Salihut, djalit të dajës tim, kalanë e qytetit, te shumë qytetarë krijon paragjykime se unë në këtë rast si kryetar komune kam qenë i involvuar dhe kam ndërhyrë te ndonjë faktor vendimmarrës për këtë çështje. Jam i përgjegjshëm gjithashtu se tani janë zgjedhjet lokale afër dhe se shumë pretendentë për kandidat për kryetar komune të subjekteve të ndryshme e shfrytëzojnë nëpërmes “fansave” të tyre këtë rast, me qëllim të njollosjes së personalitetit tim, për përfitime të tyre. Por të gjithë qytetarëve të komunës, pra edhe këtyre të fundit iu them edhe njëherë se për këtë çështje e kam ndërgjegjen e pastër, sikur edhe për të gjitha punët lidhur me të gjitha projektet që janë realizuar ose janë në zhvillim tani e më tepër se nëntë vite e gjysmë në komunë. Jam I vetdijshëm se ka mundur të punohet edhe më shumë dhe sigurisht edhe më mirë, por e ndjej veten mirë dhe krenar për të gjitha punët që i kam kryer gjatë këtyre viteve në interes dhe funksion të bashkëqytetarëve të mi. Fundi, këtë e kam pasur përgjegjësi dhe obligim.

Në fund, dua edhe njëherë të deklarohem publikisht, se unë e kam njoftuar kryetarin e PDK-së z. Kadri Veselin, kryetarin e degës së PDK-së në Vushtrri,z Kurtan Kajtazin, qeverinë e komunës se unë nuk do të jem kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë. Për këtë fakt janë në dijeni shumë gazetarë të mediave edhe më herët e këtë e kam thënë publikisht edhe para qytetarëve në një dëgjim publik. Nuk është rasti i djalit të dajës tim që po më shtyn të heq dorë nga kandidatura e re, por është thjeshtë parim dhe qëndrim i imi personal.(sic) /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori