LAJMI I FUNDIT:

Daja i kryetarit Mulaku merr në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë

Daja i kryetarit Mulaku merr në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë

Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kosovës ia ka dhënë në shfrytëzim pesëvjeçar një pjesë të Kalasë e Vushtrrisë Mentor Salihut, që është daja i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Salihu ka nisur të punojë për ta ndërtuar një restorant brenda hapësirës, ndërsa veprimin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve nuk e ka pritur mirë drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama.


“Monumenti në fjalë, i cili radhitet ndër të parët në vendin tonë si më i shfrytëzuari nga qytetarët e regjionit dhe gjithë Kosovës, është dhënë nga Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore në shfrytëzim për t’u kthyer në restorant, pa dijen time dhe pa asnjë paralajmërim që diçka e tillë është duke ndodhur”, shkroi Rama në Facebook.

Agim Gërguri ushtrues detyre i drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, reagimin e drejtoreshës Rama e ka quajtur të çuditshëm.

“Kjo e bën tejet të çuditshëm këtë reagim kaq të pavend sot, por, mbase drejtoresha mund të ketë reaguar edhe pa dijeninë e kryetarit Mulaku. Ndryshe, nuk besojmë se do të dilte ky reagim kaq i paanalizuar, i pambështetur dhe pa asnjë bazë ligjore”, tha Gërguri për KALLXO.com.

Mulaku e pranoi se e ka dajë Mentor Salihun, personin që iu dha një pjesë e kalasë në shfrytëzim, por mohoi se ka gisht në këtë punë.

“Unë atë e kam dajë mirëpo ju them me përgjegjësi morale e ligjore se s’kam pasë gisht në këtë punë, e as që kam qenë në dijeni se çka po ndodh, mirëpo gjithmonë kam qenë i interesuar që kalaja të funksionalizohet në të mire të qytetarëve”, tha Mulaku.

Edhe Mentor Salihu tha për KALLXO.com se lidhja familjare me Mulakun nuk i ka ndihmuar ta marrë në shfrytëzim një pjesë të kalasë në Vushtrri.

Në anën tjetër, Gërguri shprehet se gjithçka është bërë sipas ligjit.

“Pjesë e projektit ka qenë edhe vënia në funksion e një hapësire për shfrytëzim në fushën e gastronomisë nga ana e investitorit. Për këtë projekt ekziston edhe vendimi përkatës i IKMM-së si institucion kompetent”, shpjegoi Gërguri.

Bajram Mulaku kur kandidonte për zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Debatin “Jeta në Komunë” kishte paralajmëruar që në kalanë e Vushtrrisë do të ndërtohet një restorant.

Kalaja e Vushtrrisë sipas Databazës së Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë së Kulturës është ndërtuar në shekullin VII. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori