LAJMI I FUNDIT:

Me i dhanë zor… për demarkacion

Me i dhanë zor… për demarkacion

Kur shkruaj diçka, sfidë kryesore e kam vënien e titullit. Mirë, them me vete, po shkruaj, ndoshta edhe ia qëlloj, por çka nëse e titulloj shkrimin në mënyrë jo të duhur? Çka nëse nuk e nxit lexuesin? Kush klikon për t’i hedhur një sy? Problem kjo punë.
Më duhet të pranoj, gjithsesi, se shpesh gegërishtja t’i lehtëson artikulimet. Paskajorja “me” (me dhanë, me shkue) s’ka “t’pagueme”. Edhe te ky titull më nxori nga kriza.

***


Ja që dalja ime nga kriza nuk do të thotë dalje nga kriza edhe për Kosovën. Shteti ynë i ri, me legjislacion modern (për pak postmodern me Kodin Penal), “po sikur lisi i rrxuem përdhe” i Pashko Vasës, ka rënë në kokërr të shpinës dhe pret që dikush t’i zgjasë dorën a ta drejtojë. Atyre që iu besua kjo punë sakaq dolën të paaftë t’ia përcaktojnë bile edhe mexhën (kufirin) se deri ku ky lis mund ta shtrijë hijen e vet (sovranitetin) dhe degët e tij (mekanizmat shtetërorë).

Po mirë, ndonjëherë edhe nuk dilet përtej lëkurës. Ndodh që s’mund të bësh diçka edhe pas përpjekjeve të shumta. Më e dhimbshmja e krejt kësaj është që kurrqysh të lirohemi nga analizat e opinionistëve të famshëm të televizioneve tona. Sikur të mos mjaftonin këta (ku secili është ekspert i secilës fushë të mundshme), tani filluan të shfaqen edhe eksponentët e liderëve të partive politike si sihariq i një fillimi të fushatës së parakohshme elektorale. Ç’është e vërteta, deri diku edhe jemi mësuar ngase ende nuk kemi pasur një qeverisje me mandat të plotë kushtetues. E si ta kemi kur Kushtetutën dhe ligjet i konsiderojmë aksesor në praktikën politike?

Ajo që nuk po arrij të kuptoj është se për ç’arsye kryeministri Isa Mustafa po i jep zor demarkacionit. Votimi ose jo i tij nuk është përcaktues i jetëgjatësisë së kësaj qeverie. Ortakët politikë të kryeministrit akademik në bashkëqeverisje zaten s’po duan ta vazhdojnë koalicionin me të. Kjo është e qartë si hëna katërmbëdhjetë. E n’e pastë sa për liberalizim, z. Mustafa s’ka pse të brengoset. Veç le të shkojë në zgjedhje parlamentare dhe populli sigurisht i ndëshkon fajtorët e demarkacionit, rrjedhimisht të liberalizimit të vizave.

***

Kësaj radhe, gjëja e parë ishte përcaktimi i titullit. Si popull e përdorim mjaft shpesh këtë thënie. Njeriut nuk i dihet se me çfarë vështirësish ballafaqohet e që duhet t’i japë zor. E shtyn një veturë të bllokuar në rrugë, bart ndonjë thes me miell, qe besa ha pasul dhe pastaj… Sidoqoftë, për që vjen puna të përdoret kjo shprehje për demarkacionin, s’ma kish marrë mendja.

Në trend

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

FAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia

Lajme
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Kalo në kategori