LAJMI I FUNDIT:

Dezinfektues, maskë mbrojtëse, alarm në distancë dhe jo vetëm: Këto pritet të jenë rregullat e rrepta të plazhit në Itali

Dezinfektues, maskë mbrojtëse, alarm në distancë dhe jo vetëm: Këto pritet të jenë rregullat e rrepta të plazhit në Itali

Dyshekun e ajrit, peshqirin, vajin e diellit – dhe vetëm “shtrihuni para diellit”. Kjo ishte e mjaftueshme viteve të kaluara, por jo edhe sivjet, të paktën – nëse doni të shkoni në plazhet e Italisë.

Kjo pasi që, përveç këtyre, do të nevojiten edhe dezinfektuesit, maska për fytyrën, ndoshta edhe një shirit dore Covid me alarm në distancë. Dhe telefoni celular është i domosdoshëm, shkruan Blick.ch, përcjell Telegrafi.


Gjithashtu, rezervimet për plazh duhet të rezervohen paraprakisht përmes aplikacioneve.

Arsyeja: Ju duhet të keni të dhënat e kontaktit të mysafirëve në mënyrë që të mund të gjurmoni zinxhirët e mundshëm të infektimit dhe kjo do të jetë ndoshta kultura e re e plazhit.

Siç shkruan mediumi zviceran, përveç masave të tjera, Italia gjithashtu po lehtëson me kujdes masat për të interesuarit të frekuentojnë detet dhe liqenet.

Nga 18 maji, shumë plazhe të Adriatikut dhe Mesdheut pritet të hapen – me disa kufizime.

Në varësi të situatës së infeksionit, kryeministri Giuseppe Conte premton lehtësim të mëtejshëm të masave.

Dhe masat mbrojtëse pritet të jenë të rrepta, përcjell Telegrafi.

Pesë metra në mes të çadrave, tek të cilat nuk lejohen më shumë se katër persona. Gjithashtu çadra nuk duhet të ndryshohet gjatë pushimeve.

Ulëset janë dy metra larg njësisë tjetër dhe hyrjet dhe daljet në det janë të ndara – distanca është e shenjtë edhe në ujë – ndërkohë që maska është e detyrueshme gjatë rrugës për te çadra.

Në këtë drejtim, pa humbur kohë, dizajnuesit dhe arkitektët tashmë po paraqesin koncepte të reja.

Për shembull, ata janë duke punuar në “hapësira të sigurta të plazhit”, zonat e diellit që kufizohen me shirita ndarës dhe kupola të plazhit të bëra me bambu.

Gjithsesi, për momentin, vetëm italianët shkojnë në plazhe sepse Italia është ende duke mbyllur kufijtë e saj.

Industria e turizmit pret që të hapet më 15 qershor. Por deri më tani, qeveria nuk ka qenë në gjendje të premtojë asgjë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Në mes të një fjalimi të 'zjarrtë', një kryebashkiaku kolumbian i bien pantollat

Fun
Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Hajduti profesionist xhepash zbulon sekretet e vjedhjeve: Turistët janë objektivi i preferuar - kur duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Ngjarje e pazakontë - pastrojnë borën me makinë kositëse të barit

Fun
Australiani lundron lumin mbi një kungull

Australiani lundron lumin mbi një kungull

Fun
Kalo në kategori