LAJMI I FUNDIT:

Dezertimi i rrezikshëm nga APJ, më 1991: Të ikësh nga kazerma, me kallashnikov të Ushtrisë

Dezertimi i rrezikshëm nga APJ, më 1991: Të ikësh nga kazerma, me kallashnikov të Ushtrisë

Nuk ishte gjë e lehtë të ishe ushtar i Armatës Popullore të Jugosllavisë, pas demonstratave të vitit 1981. Aq më shumë të të caktohej shërbimi ushtarak në Serbi – pas vitit 1987.

Shumë ushtarë shqiptarë u vranë në APJ gjatë viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Rreziku u shtua sidomos pas vitit 1987, kur në Paraqin të Serbisë, në momentet e ngritjes në pushtet të Sllobodan Millosheviqit, u inskenua një krim makabër.

Lajmet, më 4 shtator 1987, thanë: Në Paraqin, një ushtar shqiptar, Aziz Kelmendi, vrau katër ushtarë në gjumë dhe plagosi pesë të tjerë. E, në mesin e të vrarëve u tha se ishin dy boshnjak, një serb dhe një i martesës së përzier slloveno-kroate.

Ky ishte qëllimi politik i Serbisë, që të realizonte përmes urrejtjes antishqiptare të gjitha aspiratat në ish-Jugosllavi.

Në Serbi, afër këtij qyteti famëkeq për shqiptarët, në Çupri, më 25 dhjetor 1990 u caktua për shërbim ushtarak Faton Klinaku, tash Sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Se sa vështirë ishte të ishe aty ushtar shqiptar, dëshmon fakti se një javë më pas, në Natën e Vitit të Ri 1991, në këtë kazermë të Çuprisë vritet ushtari shqiptar, Izet Bushi nga Hani i Elezit. Organet ushtarake fshehën krimin, duke thënë se gjoja ai bëri vetëvrasje.

Por, Klinaku ia del të ik nga aty dhe të mbetet gjallë. Këtë ngjarje e kthen në kujtesë një ushtar tjetër, që në një postim të një fotografie të tij në APJ, thotë: “Kur ke dezertu, edhe pushkën e ke pasë marrë me vete”!

reka90

Klinaku, që në ditën e parë në shërbimin ushtarak, hasi në probleme. Gjatë vizitës së senatorit Bob Dole, fotoreporteri i Javores Politike Shqiptare “Zëri”, Hazir Reka, realizon fotografinë ikonike, të shpërndarjes së dhunshme të turmave që kishin dalë për ta pritur mysafirin amerikan, e ku Faik Rexhepi nuk lëviz vendit. Në këtë foto identifikohet Klinaku, që rridhte nga një familje që nuk i bindej sistemit të kohës.

Rrëfimi për fotografinë ikonike që duhet të ngrihet në monument: Burri që s’luajti vendit! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Rrëfimi për fotografinë ikonike që duhet të ngrihet në monument: Burri që s’luajti vendit! (Foto/Video)

“Posa shkova ushtar, dikush më kishte spiunuar. Fotoja është publikuar, më kanë identifikuar aty prapa Faik Rexhepit. Komandanti më merr në pyetje për këtë pjesëmarrje në demonstratë. Por, fatmirësisht, në ato momente të rënda të cilat nuk dihet se si do të përfundonin, futet rastësisht në zyrën e tij një komandant shqiptar nga Ferizaj, që reagon ashpër duke i thënë në serbisht: Lëre rehat djalin mos e maltreto, ti e di se të gjithë shqiptarët po dalin në demonstrata”, thotë Klinaku për Telegrafin.

Ai tregon se arsyeja që vendosi ta kryejë këtë shërbim ushtarak, ishte se askush atë kohë nuk e dinte se cili do të jetë fati i ish-Jugosllavisë dhe se qëllimi i tij kryesor ishte që ta heq këtë barrë, të punojë e ta mbajë familjen e tij e cila, si shumë shqiptarë tjerë të asaj kohe, nuk jetonte në kushte të mira ekonomike.

“Ky ka qenë qëllimi im, por shpejtë gjërat ndryshuan kur në qershor 1991 nisën luftimet 10-ditore në Slloveni, për pavarësinë e kësaj republike”, thotë Klinaku.

Që atëherë, për të nuk kishte kthim prapa: ai do të mendojë të dezertojë, pa çka që e dinte se është midis Serbie dhe se ky akt mund të dënohej me pushkatim.

Por, dezertimi i tij, që do të ndodhë më 24 shtator 1991, del të jetë nga më të veçantit dhe më të rrezikshmit.

“Më herët, në APJ u lejua që rrobat civile të mbaheshin në kazermë, por ato duhet të dorëzoheshin. Një ditë, pasi u ktheva nga qyteti, i fsheha ato. Pas shumë vëzhgimeve të situatës, të orareve të oficerëve dhe rojeve, e vendosa të iki më 24 shtator (veç kishte filluar lufta në Kroaci). Nga mali i quajtur ‘Karagjorgjevo Brdo’ afër Paraqinit, ku më caktuan të bëja roje, shkova në kazermën në Çupri. E kam thyer zyrën e dokumentacionit dhe kam marrë Librezën e Ushtrisë të cilën e vulosa se gjoja më është dhënë një pushim pesëditor nga eprorët. Me vete, nga roja, e kisha një kallashnikov të cilin e futa në një çantë dhe dola”, tregon Klinaku.

Me rroba civile, librezë të vulosur dhe çantën me armë, ia del të ikte nga kazerma. Pastaj, i drejtohet Stacionit të Autobusëve.

“Plumbin në kallash e kisha, në gjendje gatishmërie. Nuk do të bija gjallë në duart e organeve serbe, nëse identifikohem”, ka thënë ai.

Fati deshi, Klinaku kthehet në vendlindje.

“Dy vite kam qëndruar ilegal në Kosovë. Jam sjell kudo me revolen e babës, një shtatëshe çekosllovake”, ka thënë Klinaku, i cili më 1993 largohet për në Gjermani, pastaj në Belgjikë e në fund në Angli.

Më 1998, kur shpërthen lufta në Kosovë, ai do ta lë Londrën dhe jetën e atjeshme e do të kthehet për t’iu bashkuar radhëve të UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori