LAJMI I FUNDIT:

DevCon Prishtina 2022, për komunitetin e IT-së nga komuniteti i IT-së

DevCon Prishtina 2022, për komunitetin e IT-së nga komuniteti i IT-së

DevCon po vjen në Prishtinë! Për herë të parë, konferenca ndërkombëtare në sektorin e IT-së me theks të veçantë në web dhe aplikacione mobile, do të mbahet më datë 29 tetor, ndërsa regjistrimi është falas.

DevCon Prishtina është një ngjarje për komunitetin, nga komuniteti, e cila ju mundëson profesionistëve lokal dhe të huaj të IT-së të njoftohen, lidhen dhe të ndajnë njohuritë mbi trendët e fundit në web dhe aplikacione mobile.


Për edicionin 2022, folësit do te thellohen në tema të ndryshme dhe do të sjellin para audiencës diskutime në lidhje me tematika të ndryshme, që përfshijnë ‘team’ prej teknologjive më të fundit në web deri tek risitë në programim në pajisje mobile.

“Gjithmonë ka inxhinierë të mëdhenj që kanë mendime shumë të vlefshme dhe profesionale për atë që bëjnë dhe mendime mbi atë se çfarë mund të jetë gjëja tjetër e madhe. Këto mendime shpesh mbeten në biseda të vogla, takime teknike ose vetëm kur pyeten drejtpërdrejt. Kjo është arsyeja pse ne duam ta sfidojmë këtë dhe t’u kërkojmë njerëzve të flasin me zë të lartë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin si komunitet, që në thelb të fillojnë të kenë mendime më të mëdha”, tha Edon Sekiraqa, CTO në Frakton, pjesë e Kin + Carta.

Disa nga folësit që veçse janë përmendur përfshijnë emra si Rilind Nuka, Senior Java Developer në Frakton, Blazhe Petrov, Front-End Team Lead në Melon, Miroslav Georgiev poashtu Front-End Team Lead nga Melon, dhe Syed Ali, Senior Test Engineer në Kin + Carta nga Britania e Madhe, i cili ka një eksperiencë disa vjeçare në testim përgjatë industrive të ndryshme, përfshirë edhe fushën e VR/XR. Ndërsa folës të tjerë pritet të shpalosen në ditët në vijim.

Konferenca mbahet më datën 29 tetor, duke fillur nga ora 09:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, dhe është konferencë një ditore, kurse si karakter është konferencë ndërkombëtare e organizuar nga Melon dhe Frakton, dhe mbështetur nga Kin+Carta.

Më shumë detaje rreth konferencës mund të shihni edhe në devcon.dev.