LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Welle: Djegia e mandateve, vendimi i paprecedentë

Deutsche Welle: Djegia e mandateve, vendimi i paprecedentë

Situata politike në Shqipëri është shumë e rënduar për të realizuar shpejt pritshmëritë e Komisionit Evropian për dialog qeveri-opozitë.

Vendimi i opozitës është i paprecedentë në historinë e demokracisë post-komuniste në Shqipëri dhe tregon sesa e pakonsoliduar shfaqet ajo.


Mazhoranca u shfaq të hënën e pashqetësuar nga vendimi i opozitës për të dorëzuar mandatet aktuale parlamentare. Kryeministri EdI Rama e cilësoi vendimin e opozitës “blof”, një çadër në forme bojkoti para zgjedhjeve te qershorit” duke risjellë në kujtesë precedentin e opozitës në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017, kur pas protestës 3 mujore të opozitës në ҫadrën e ngritur përballë kryeministrisë, PD u fut në zgjedhje në minutën e fundit, pas marrëveshjes Rama-Basha raporton Deutsche Welle.

Nisur pikërisht nga pakti i atëhershëm, analistë te pavarur ngrenë pikëpyetje nëse pas vendimit të heqjes dorë nga mandatet parlamentare fshihet përsëri një “pazar”. Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thanë për DW se dorëzimi i mandatit të deputetit, në bazë të kodit zgjedhor, bëhet në këtë komision në mënyrë individuale dhe jo “en block”.

Pas procedurës së dorëzimit, KQZ shikon zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin me kandidatët që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017. nëse asnjë prej tyre nuk e pranon mandatin duke iu bindur vendimit të PD, atëherë 43 deputetët opozitarë zëvendësohen me kandidatë nga lista e PS, por ky skenar nxjerr problem cilësinë e qeverisjes, që ulet ndjeshëm në një parlament ku opozita ose nuk përfaqësohet ose përfaqësohet shumë pak. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori