LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Bank planifikon t’i largoj nga puna rreth 20 mijë punëtorë

Deutsche Bank planifikon t’i largoj nga puna rreth 20 mijë punëtorë

Banka më e madhe gjermane Deutsche Bank pritet të shkurtojë rreth 20 mijë vende pune, pjesë e planit të ristrukturimit të saj ose thuajse një e pesta e 91,500 punëtorëve, kryesisht në degët e saj në Nju Jork dhe Londër.

Të premten e kaluar, drejtuesi i Bankës së Investimeve dha dorëheqjen, një shenjë kjo që sipas ekspertëve të fushës paralajmëron ndarjen e kapitalit të saj, pasi Deutsche Bank është një nga huadhënëset më të mëdha të Gjermanisë dhe një plan ristrukturimi i saj, në shumën e miliarda dollarëve, mund të çojë në rënie të aksioneve në bursë, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht shkurtimeve, bordi drejtues i bankës po shqyrton edhe mundësinë e krijimit të një koorporate bankare të ndarë, për të vijuar me shërbimet ndaj klientëve.

Sipas analistëve, plani për shkurtimin e 20 mijë vende pune, do t’i kushtojë bankës pesë miliardë euro.

Kohë më parë, Deutsche Bank dhe Commerzbank kishin nisur bisedimet për bashkim, por kishin dështuar bisedimet.

Sipas burimeve të Bloomberg, ky bashkim rrezikonte deri 30 mijë vende pune. /Telegrafi/