LAJMI I FUNDIT:

Detajet e Audi RS3 Sportback 2022

Detajet e Audi RS3 Sportback 2022

Kjo është vetura Audi RS3 2022. Është kulmi i performancës së gamës kompakte “hatch” dhe “sedan” të Audi RS3, dhe po synon që ta marrë titullin e “hatch-it” më të mirë në vlerën e 97 mijë eurove.

Gjithashtu si synim e ka që ta marrë edhe titullin e “sedan-it” më ti mirë. Dhe në fakt kjo veturë po i bënë të dy këto gjëra fal një “arme” unike ndaj të cilës asnjë nga rivalët e saj nuk kanë përgjigje: motor me 5 cilindra dhe me turbo mbushje.

Për ta marr këtë titull, kjo gjeneratë e tretë e RS3 “hatch” duhet që ta mundë Mercedes-AMG A45 S “hatchback”, përbindëshi balistik i Benz-it ka një motor 2.0 litërsh 310kW dhe një sistem të fortë të vozitjes me të gjitha rrotat që do të thotë se sipas pretendimeve të prodhuesit, shpejtësinë nga 0 deri në 100kMh mund ta arrijë për 4 sekonda, shkruan Drive, përcjell Telegrafi.

Audi nuk ofron vetëm një, por dy RS3, njëri model Sportback pesë-dyersh me çmim prej 89,301 eurove, dhe modeli tjetër Sedan katër-dyersh me çmim prej 91,744 eurove. Tani, ndërsa RS3 Sportback është në shënjestër të Mercedes-AMG A45 S, Sedani rreshtohet kundër Mercedes-AMG CLA45 S.

CLA e ka të njëjtin grup fuqie si A45, por në fakt është pak më i shpejtë sepse është për 40kg më i lehtë. Mercedes-AMG pretendon se shpejtësinë prej 0 deri 100kMh e arrin në 3.9 sekonda.

Kur në vitin 2015, gjenerata e dytë e RS3 doli në shitje, kishte çmim prej 77,000 eurove, dhe kjo bënë që gjenerata e re të duket dukshëm më shtrenjtë. Megjithatë Audi e përditësoi RS3 disa herë nga viti 2015 e deri në vitin e kaluar me më shumë pajisje dhe perfomancë, dhe gjithashtu e ngriti edhe çmimin.

Nga jashtë, Audi RS3 2022 duket shumë më i mprehtë dhe më agresiv. Ai ka një qëndrim më të gjerë, më të ashpër, fenerët e rinj LED me shfaqje dinamike të dritës, panelin e ri të përparmë, pjesa anësore është më e theksuar, e gjithashtu ndryshimi vërehet edhe tek dritat e pasme LED. /Telegrafi/