LAJMI I FUNDIT:

Detajet e arrestimit të policit që u kap me drogë

Detajet e arrestimit të policit që u kap me drogë
Foto: Ilustrim

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës ka aprovuar kërkesën e prokurores Zejnije Kela për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj policit të Njësive të Specializuara, Arben Bytyqi dhe dy personave të tjerë, të arrestuar më 8 tetor rreth orës 23:00 nën dyshimin për bartje të lëndëve narkotike.

Është siguruar një kopje të kërkesës për paraburgim, në të cilën tregohet në detaje aksioni i Policisë së Anti-Drogës të Veriut të Mitrovicës gjatë të cilit, në afërsi të Mitrovicës, u arrestuan Arben Bytyqi dhe Avdyl e Safet Hoxha.


“Sapo janë parkuar të parkingu i “Viva Fresh” më qëllim qe t’i transportojnë narkotikët jashtë shtetit dhe menjëherë me të vërejtur policinë i pandehuri Arben Bytyqi ka filluar që të ikte në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe nga largësia e ka mbyllur veturën “Audi A6””, thuhet në kërkesën e Prokurorisë së Mitrovicës, raporton KALLXO.com.

Kërkesa gjithashtu sqaron së polici Bytyqi më pas ishte arrestuar në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë dhe ishte kthyer përsëri në vendin e ngjarjes.

“I njëjti është arrestuar ne fshatin Smrekonicë nga patrulla policore dhe kur i është afruar automjetit të tij në fshatin Shupkovc, i njëjti sipas kërkesës ka hapur automjetin dhe në bagazhin e automjetit në një çantë të madhe të udhëtimit janë vërejtur paketa të mbështjella me folie dhe ngjitës të tejdukshëm në formë shiriti”, përshkruan kërkesa.

Njësia e Forenzikës ka hapur çantën dhe ka vërejtur së në të janë 27 paketime me substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe me peshë të përgjithshme prej 14 kilogramë e 722 gramë.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të tre të dyshuarit duke u bazuar në peshën e veprës penale që këta dyshohen së e kanë kryer.

Gjithashtu, për të pandehurin Bytyqi ka përshkruar se i njëjti është person zyrtar, i cili ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet e tij, andaj konsideron se i njëjti nëse mbrohet në liri ekziston frika se mund të përsërisë veprat e njëjta penale.

Të hënën, Gjykata për të tre ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Në trend Lajme

Më shumë
Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Macron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin

Lajme
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Kalo në kategori