LAJMI I FUNDIT:

Detaje të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

Detaje të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari

I ndjeri Astrit Dehari nuk ka qenë duke përdorur kurrfarë terapie në Burgun e Prizrenit, kanë bërë të ditur burime brenda shërbimit mjekësor të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të barnave në dhomën e Deharit, të burgut të Prizrenit të cilën e ndante me katër të burgosur tjerë.


Burime nga Prokuroria dhe Policia kanë thënë për Insajderin se afër trupit të shtirë është gjetur një shishe plastike mjalti 400 gram, të cilën Dehari e kishte blerë në burg pak ditë para vdekjes.

“Nuk është gjetur asnjë provë që mund të dëshmojë se i ndjeri ka kryer vetëvrasje me përdorim të barnave. Nuk ka asnjë shenjë dhune në trup. Nuk ka qenë asnjë person brenda dhomës kur i ndjeri ka vdekur”, ka thënë një burim i përfshirë në hetim.

Ky burim e ka përjashtuar mundësinë e vrasjes nga dikush të aktivistit të Vetëvendosjes.

“Ditën e vdekjes, në orarin e shëtitjes, të burgosurit tjerë i kanë thënë se a po vjen në shëtitje. I ndjeri u ka thënë se ndjehet i lodhur dhe se dëshiron të pushojë. Pas pak kohësh, është gjetur pa shenja jete i shtrirë në dysheme”, ka thënë ky burim.

Një burim tjetër brenda sistemit shëndetësor ka treguar se të burgosurve nuk i jepen dhe nuk u lejohen barna në dhomë, por terapia u jepet nga vetë mjekët.

Megjithatë, ka raste kur të burgosurit grumbullojnë barna duke mos i përdorur barnat që u jepen nga mjekët dhe infermierët.

“Ka pasur shumë raste kur infermierët u japin barnat pacientëve. Ata bëhen sikur po i pijnë, por i heqin fshehtas nga goja dhe i fshehin. Ka shumë raste kur të burgosurit nuk janë të sëmurë, por deklarohen si të sëmurë për të krijuar dosje mjekësore të cilat pastaj i përdorin për të kërkuar lirim nga burgu apo vizita mjekësore jashtë burgu”, ka thënë ky burim.

Megjithatë, të gjitha këto dyshime pritet t’i zbardhë autopsia që pritet të kryhet gjatë ditës.

Ekipi tashmë është mbledhur dhe pritet nisja e autopsisë për të zbuluar shkaqet e vdekjes. /Insajderi.com

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori