Detaje nga gjuajtja me armë në Prishtinë, arrestohen dy persona – dy të tjerë në arrati
Një vrasje në tentativë ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:37 në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka dhënë detaje lidhur me këtë rast, ku ka arrestuar dy persona.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit derisa kanë qenë duke punuar në lokalin e tyre, i ishin kundërpërgjigjur të shtënave me armë të dy të dyshuarve të cilët janë në arrati. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, dy karikator dhe 7 fishekë”, ka njoftuar policia.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar ndërsa dy të tjerë janë në kërkim policor.
Nuk raportohet për të lënduar. Rasti ndodhet nën hetime nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë