LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga gërmimet në Rashkë: Varreza masive në Kizhevak ka lidhje me varrezën e Rudnicës – 10 viktima të zhvarrosura deri më tani

Detaje nga gërmimet në Rashkë: Varreza masive në Kizhevak ka lidhje me varrezën e Rudnicës – 10 viktima të zhvarrosura deri më tani

Kushtrim Gara nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka thënë se nga procesi i gërmimeve në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës mendohet se janë nxjerrë të paktën mbetjet mortore të nëntë personave.

“Janë nxjerrë së paku mbetjet mortore të së paku nëntë personave dhe një rast ribashkimi, pra gjithsejtë dhjetë persona. Gara thotë se nga procesi i zhvarrimeve i filluar në muajin nëntor janë identifikuar mbetjet e dy personave”, tha gara në RTV Dukagjini.


Gara thotë se së pari do të bëhet analiza e AND-së e më pas edhe identifikimi i mëtejmë i këtyre personave.

Ai thotë më tej se varreza masive në Kizhevak të Rashkës ka lidhje me varrezën masive në Rudnicë të Rashkës.

“Siç dihet nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës janë gjetur mbetjet e 54 viktimave përfshirë edhe 29 viktima nga Masakra e Rrezallës. Aktualisht janë edhe shtatë persona nga Masakra e Rrezallës, vendndodhja e të cilëve nuk dihet, si dhe tri viktima tjera nga Rrezalla por që janë të zhdukura në data të ndryshme”.

Gara thotë se me të identifikuar këto viktima do të njoftohen familjarët për të caktuar datën e rivarrimit.

Zyrtari nga Komisioni qeveritar për të pagjeturit ka thënë se do të priten analizat ADN-së për të vendosur se si do të vazhdohet me gërmime në Rudnicë.

Ai ka thënë se janë edhe disa lokacione të dyshuara në Serbi për varreza masive siç është Liqeni i Rudnicës apo disa lokacione në Novi Pazar.

Gara thotë se se edhe në Kosovë do të vazhdojnë gërmimet për varreza masive.

“Varrezat në Mitrovicë, Shtime, Gjakovë dhe lagjen Arbana të Prizrenit janë lokacione të gërmimeve për varreza të mundshme”, deklaroi ndër të tjera Kushtrim Gara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori