LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga dosja e policit që dyshohet se mori ryshfet për plotësimin e gjobave fiktive të trafikut

Detaje nga dosja e policit që dyshohet se mori ryshfet për plotësimin e gjobave fiktive të trafikut

Polici i trafikut, Tush Gjini ra në prangat e Inspektoratit Policor të Kosovës mbrëmjen e datës 23.02.2024 nën dyshimin se ka marrë ryshfet 1 mijë euro.

Ai dyshohet se me një person tjetër tentoi të krijojë disa kundërvajtje fiktive duke kërkuar para.


KALLXO.com ka siguruar dosjen e policit të dyshuar me përshkrimin e veprave, të cilat dyshohet se i ka kryer.

Në dosje thuhet se Gjini, në cilësinë e personit zyrtar, më 09.02.2024 kishte plotësuar gjobat e trafikut të fotokopjuara më parë, në emër të një personi V.B., dhe më 21.02.2024 kishte plotësuar gjobën tjetër në emër të A.B.

Plotësoi vendime për kundërvajtje fiktive me të dhëna të pasakta të qytetarëve – arrestohet polici në Gjakovë i dyshuar për ryshfet
Lexo po ashtu Plotësoi vendime për kundërvajtje fiktive me të dhëna të pasakta të qytetarëve – arrestohet polici në Gjakovë i dyshuar për ryshfet

Gjobat më pas i kishte fotografuar dhe dërguar me kërkesë te B.K., te ky i fundit në një rrjet social me qëllim që i njëjti të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme vlerën prej 200 eurove si dhe pjesë për servisimin e veturës së tij në vlerë prej 112 euro.

Po ashtu, polici dyshohet se nga B.K., ka kërkuar edhe 1 mijë euro para duke i thënë se i ka kryer punë për t’iu hakmarrë personit V.B, të njëjtat gjoba nuk i kishte dorëzuar në Stacion Policor as nuk i kishte të plotësuara në librin e tiketave.

Arrestohet edhe qytetari që dyshohet se i dha ryshfet zyrtarit policor në Gjakovë
Lexo po ashtu Arrestohet edhe qytetari që dyshohet se i dha ryshfet zyrtarit policor në Gjakovë

Me këto veprime polici dyshohet se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Tutje dosja tregon se i dyshuari B.K., dyshohet se kishte dhënë para në vlerë 200 euro dhe po ashtu i kishte blerë pjesë për servisimin e veturës në vlerë 112 euro zyrtarit policor, Tush Gjini, me qëllim që zyrtari policor të veprojë sipas kërkesave të B.K, për të gjobitur V.B dhe A.B.

B.K me dy personat e tjerë V.B., dhe A.B, sipas dosjes kishte probleme dhe dëshironte që t’iu hakmerrej.

E për këtë kishte rënë në kontakt me policin dhe dyshohet se i kishte dhënë ryshfet policit.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori