LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Vazhdojnë reformat për krijimin e sistemit modular të arsimit

Deskoska: Vazhdojnë reformat për krijimin e sistemit modular të arsimit

Sfidat me zhvillimin e shpejtë të teknologjive të reja dhe njohurive, globalizimin dhe ndryshimin e tregut të punës, imponojnë nevojën për mësim të përjetshëm dhe vendosjen e një sistemi fleksibil dhe të hapur të arsimit që do të ofrojë mundësi çdo individit vazhdimisht të pasurojë njohuritë personale, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska.

Deskoska, e cila mori pjesë në ngjarjen përmbyllëse të projektit “Përforcimi i të mësuarit gjatë gjithë jetës përmes modernizimit të sistemit për arsim profesional dhe trajnim si dhe arsimim të të rriturve”, financuar nga Bashkimi Evropian, theksoi se në suaza të projektit janë trajnuar më shumë se 800 persona nga sektori i arsimit dhe janë bërë hapat e parë në drejtim të krijimit të një sistemi modular të arsimit .


“Në pikëpamje të arsimimit të të rriturve në kuadër të projektit, është përgatitur Strategjia për arsim të të rriturve 2018 – 2022, janë rishikuar 15 programe për edukim të të rriturve, ndërsa janë certifikuar 48 trajnues të rritur. Është përgatitur edhe Strategjia e parë kombëtare për mësim gjatë gjithë jetës 2018-2022 në Maqedoni”, tha Deskoska.

Theksoi se me përfaqësues të punëdhënësve dhe odave ekonomike diskutojnë për modernizimin e arsimit të mesëm profesional dhe vendosjen e arsimit dual nga lloji i përvojave gjermane.

Shqetëson, tha Deskoska, ajo që konkursi i vitit të kaluar për përgatitje të teksteve shkollore për arsimin e mesëm profesional për fat të keq ka dështuar dhe asnjë nga këto tekstet që janë kërkuar nuk është realizuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori