LAJMI I FUNDIT:

Dështon të frenojë në kohë, pas tij përplasen edhe pesë vetura tjera në një rrugë të frekuentuar në Tajlandë

Dështon të frenojë në kohë, pas tij përplasen edhe pesë vetura tjera në një rrugë të frekuentuar në Tajlandë

Ky është momenti kur gjashtë vetura përfshihen në një aksident zingjiror, në një rrugë tejet të frekuentuar në Tajlandë.

Pamjet janë kapur nga kamera e vendosur brenda një veture të parkuar, që shfaq qartazi aksidentin, transmeton Telegrafi.


Pak sekonda para përplasjes së njëpasnjëshme, vërehet se si vetura e parë nuk arrin të frenoj në kohë dhe kjo bën që të shkaktohet aksidenti.

Pas tij ishin edhe veturat e tjera që nuk frenojnë dhe përplasen me njëra-tjetrën, plotë gjashtë sosh.

Mediat lokale raportojnë se nga ky aksident nuk ka të lënduar, por shoferët e mjeteve janë kritikuar për mos reagim të shpejtë. /Telegrafi/