LAJMI I FUNDIT:

Dështon seanca për “objektin e destinuar për kishë ortodokse në kampusin e UP-së”

Dështon seanca për “objektin e destinuar për kishë ortodokse në kampusin e UP-së”
Foto: Arkiv

Seanca gjyqësore në rastin e objektit që ishte destinuar për kishë ortodokse në kampusin e UP-së nga regjimi i Millosheviqit, ka dështuar pasi gjykata ka bërë një lëshim duke mos dërguar në mënyrë të rregullt ftesa për pjesëmarrjen e palëve në procedurë.

Seanca për këtë rast do të mbahet më 25 mars.


Ndërkohë, ka reaguar Demokracia Studentore, duke thënë se caktimi i gjyqtarit serb në këtë rast është skandal i radhës i shtetit të Kosovës!

“Demokracia Studentore anulimin e seancës së sotme në rastin e kishës Ortodokse të vendosur me dhunë në kampusin e universitetit të Prishtinës nga regjimi i Millosheviqit e konsideron të njëanshme dhe politike.

Ne si organizatë jemi të shqetësuar se si Gjykata e Republikës së Kosovës e cakton në këtë rast një gjyqtar serb i cili pa asnjë bazë ligjore e shtynë seancën me arsyetimin se për shkak të mos dërgimit të ftesave në mënyrë të rregullt, dhe nuk do të mbahet seanca gjyqësore për padinë e Universitetit të Prishtinës ndaj Kishës Ortodokse ‘Sveti Nikolla’.

Gjyqtari Jovica Mitroviq, në fillim të seancës deklaroi se Gjykata ka bërë një lëshim duke mos dërguar në mënyrë të rregullt ftesa për pjesëmarrjen e palëve në procedurë dhe kjo dihet ashiqare që shtyrja e kësaj seance është e njëanshme dhe politike duke e mbrojtur objektin të vendosur me dhunë nga regjimi i Slobodan Milosheviqit i cili simbolizon spastrimin etnik ndaj shqiptarëve.

Andaj, ne si organizatë kërkojmë nga Gjykata e Republikës së Kosovës që këtë rast ta përjashtoj këtë gjyqtarë dhe apelojmë ndaj liderëve të vendit dhe bashkësisë ndërkombëtare mos të heshtin përball kësaj padrejtësie por ta marrin seriozisht dhe parcela t’ju rikthehet UP-së dhe objekti të funksionoj si muze i krimeve të luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në reagim.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori