LAJMI I FUNDIT:

Dështon arritja e një marrëveshjeje mes dy grupimeve në PD për shkuarje bashkë në zgjedhje lokale

Dështon arritja e një marrëveshjeje mes dy grupimeve në PD për shkuarje bashkë në zgjedhje lokale

Në Shqipëri, përpjekjet mes dy grupimeve të Partisë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje për të shkuar me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, kanë dështuar përfundimisht.

Deputetët që njohin si drejtues kryetarin e grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj bënë sot përgjegjëse palën tjetër, që mbështet ish kryeministrin Sali Berisha, e cila sipas tyre kishte refuzuar çdo propozim duke dëshmuar siç theksuan në një deklaratë “mungesë sinqeriteti dhe vullneti për gjetjen e një zgjidhjeje”.

Më 10 tetor, palët shprehën gatishmërinë e tyre për të biseduar mes tyre, në një përpjekje për të kapërcyer ndarjet e thella dhe mos përsëritjen e situatave si ato të zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, kur PD u shfaq e dy kandidatë me sigla të ndryshme, që pasoi një humbje të 5 nga 6 bashkive ku po garohej për kryetar.

Njëra palë u përfaqësua në takim me zoti Gazmend Bardhi, ndërsa tjetra me zotin Edi Paloka.

Të dy u takuan disa herë. Dje u bë publik një propozim me shkrim që zoti Bardhi kishte paraqitur e që konsistonte në ngritjen e një strukture të përbashkët, me përfaqësim të barabartë, që do të mbikqyrte procesin e përzgjedhjes së kandidatëve i cili do të duhej të bëhej mbi bazën e një sistemi pikëzimi ku “përfshihen 50 përqind e pikëve nga votimi sipas parimit “një anëtar / 1 votë” dhe 50 përqind e pikëve nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik” nëpërmjet sondazheve”.

Një propozim, i cili që mbrëmë u komentua me tone refuzuese nga zoti Berisha gjatë një interviste për televizionin Euronews Albania. Sipas zotit Berisha, organizimi i sondazheve ishte shumë i kushtueshëm e për më tepër nuk mund të barazohej me votën e anëtarësisë.

Përmes një deklarate, grupi i mbështetësve të zoti Alibeaj, u shpreh sot se nga pala tjetër është vepruar me paramendim dhe me logjikën e faktit të kryer.

Për këtë ata vënë në dukje faktin që “ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanshme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve”.

Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Berisha, ka hapur procesin e primareve brenda saj për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore, dhe javën e shkuar firmosi dhe një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë e Lirisë së drejtuar nga ish presidenti Ilir Meta, për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore me një kandidat të përbashkët.

Përmes deklaratës së sotme, grupi i deputetëve që udhëhiqen nga zoti Alibeaj, bëri të ditur se do të nisë përgatitjet e veta për pjesmarrjen në zgjedhjet e majit të vitit të ardhshëm. Të dyja palët janë në një betejë juridike me njëra tjetrën. Selia e Partisë u mor nën kontrollin e zotit Berisha në muajin mars, pas dorëheqjes së ish kryetarit Lulzim Basha dhe vendimit të Gjykatës së Tiranës që njihte statutin e miratuar nga Kuvendi i organizuar nga ish kryeministri dhe mbështetësit e tij në dhjetor të vitit të kaluar. Por çështja nuk është mbyllur, dhe ka përfunduar në Gjykatën e Apelit pas ankimimit të zotit Alibeaj./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori