LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i Chaplinit në garën e “Chaplinit”!?

Dështimi i Chaplinit në garën e “Chaplinit”!?

Charlie Chaplin xhiroi filmat e parë në vitin 1814 dhe shpejtë SHBA-të u vërshuan nga “çaplinistët”!

Aq i adhuruar ishte karakteri i endacakut me mustaqe dhe rroba të çrregullta, sa që nisën të bahen garat për imitatorin më të mirë.

Se sa masiv ishte ky trend, dëshmon fotografia që shihni nga një organizim në Washington.

Aktori i njohur Bob Hope fitoi më 1921 në një garë të tillë në Clevelend. Ndërsa, një artikull i gushtit 1920, me titullin “Si dështoi Charlie Chapini?”, thotë se vet Chaplini – në mënyrë anonime – u fut në garën e imitatorëve, por doli i njëzeti. Ndërsa, për një rast tjetër thuhet se doli i 27-ti.

Disa e konsiderojnë këtë lajm si legjendë urbane. Megjithatë, garat e imitatorëve ishin një ngjarje unike e kohës. /Telegrafi/