LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitë e Calciopolit

Dëshmitë e Calciopolit

Calciopoli…Calciopoli dhe vetëm Calciopoli ! A do të ketë ndonjëherë mbarim kjo sagë që ka filluar që në vitin 2006 dhe duket se nuk do të ketë fundin e saj... Kjo gjë nuk dihet, por tani për tani siç qëndrojnë gjërat, ‘gjysma’ e Series A nuk i kanë punët mirë, e para së gjithash vetë futbolli italian që duket se është dëmtuar në përmasa të mëdha.

Ish-drejtori i Juventusit, Luciano Moggi, i dënuar më 2006 me mosaktivitet deri në vitin 2011 në futboll, tani duket se ka dëshmi të reja të cilat e mbrojnë atë dhe skuadrën e Juventusit që iu morr Scudettoja e vitit 2006 për t’iu dhënë Interit. Pos kësaj, Bianconerët shijuan dhe Serien B, e cila sipas dëshmive më të reja nuk duhej të ndodhte. Avokati i Luciano Moggit, bëhet fjalë për eprorin e një ekipi të tërë të angazhuar në mbrojtje të njeriut më kontrovers në futbollin italian, ka nxjerrë në pah dëshmi të reja të cilat përveç se janë shokuese, nga ana tjetër duken të jenë tejet të vërteta.

Pas publikimit të këtyre dëshmive për mediumet italiane më 10 prill, është shtruar pyetja për federatën italiane të futbollit (FIGC) se a do të duhej të rihapej gjyqi i Calciopolit që në mënyrë direkte akuzon Interin dhe Massimo Morattin, gjë të cilën do ta vëreni më poshtë.

Reagimet e para


Reagimet e para ishin me ndjenja të përziera. Nga ana tjetër Luciano Moggi që me krenari tregon se duhet të rihapet gjyqi, e nga ana tjetër Moratti që mohon çdo gjë.

“Dëshmitë e reja për Calciopolin…Ju lutem”, është reagimi i parë i drejtorit të Interit Gabriele Oriali rreth kësaj çështje.

Pak orë më pas është Moratti që deklaron: “Këto dëshmi janë absolutisht të pavërteta. Nuk mund t’ia grabitni suksesin Interit edhe nëse hapni gjyqe kundër nesh. Unë do të angazhoj një ekip që do të ma mbrojë personalitetin tim të goditur nga këto spekulime dhe gënjeshtra të pavërteta”.

Nga ana tjetër presidenti i federatës italiane të futbollit (FIGC), Giancarlo Abete, ishte i luhatur në deklaratën e tij: “Do të marrim parasysh të gjitha dëshmitë pasi që FIGC është duke menduar rreth kësaj çështje. Do ta shqyrtojmë mundësinë e rihapjes së gjyqit”, me këtë deklaratë Abete la të kuptohet se gjyqi mund të rihapet.

Sidoqoftë, kategorik është treguar ish-presidenti i FIGC, Franco Carraro që tha: “Me respekt të madh për Scudetton që iu dha Interit, them pa kurrfarë dyshimi se Gudio Rossi (atëkohë president i FIGC) bëri një gabim fatal sportiv dhe politik”.

Këto mendime i përkrahu ish-presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, që tha se Interit duhet t’i merret Scudettoja: “Kam lexuar dhe kam dëgjuar dëshmitë e reja. Jam i sigurt se nëse këto dëshmi do të kishin qenë në vitin 2006, vendimet do të ishin komplet ndryshe. Jam duke i pritur vendimet e FIGC me kuriozitet të madh. Unë do të mendoja atëkohë dy herë para se t’ia jepja Interit titullin, pasi që titujt u fituan në fushë. Rikthimi i Scudettos te pronari i vërtetë do të ishte shenjë respekti për tifozët”.

Adriano Galliani gjithashtu u prek nga dëshmitë e reja, por ai ishte i ftohtë në reagimin e tij duke përmendur vetëm dobësimin e rangut të Italisë në UEFA dhe asgjë më shumë.

Luciano Moggi nga ana tjetër edhe njëherë tregoi vendosmërinë duke thënë se nuk do të heqë dorë derisa të mos dëshmojë që ai dhe presidentët e tjerë të mos jenë fajtorë pasi që gjithçka u shfaq në fushë dhe se Calciopoli nuk ekzistoi sipas tij. Moggi gjithashtu fajësoi gjyqtarët dhe krerët e shoqatës së këtyre të fundit që, sipas tij, ishin shkaktarët e gjithë kësaj rrëmuje.

Dëshmitë e reja!

Kemi ardhur te pjesa më interesante e gjithë kësaj. Mediumet italiane më 10 prill kishin bërë publike disa prej dëshmive të reja të mbledhura nga ekipi i Moggit, ku paraqiten disa prej presidentëve më eminentë të futbollit italian duke manipuluar gjyqtarët së bashku me kreun e shoqatës së atëhershme të gjyqtarëve Bergamo. Në qendër të gjithë kësaj është Massimo Moratti dhe Telecom Italia.

Në një telefonatë të datës 11 shkurt 2005, Pairetto (ish-gjyqtar dhe zyrtar i lartë) foli me ish-president nderi të Interit, Giacinto Facchetti, për ndeshjet në Coppa Italia.

Pairetto: Flasim së shpejti dhe mbani mend, ti e di që këto gjëra janë private, askush nuk di për këto gjëra…

Facchetti: Po, Po, unë pajtohem.

Pairetto: Është diçka që duhet të mbetet mes nesh.

Në një telefonatë tjetër e datuar më 10 Janar 2005, shfaqet Bergamo duke i thënë Morattit se ka dërguar gjyqtarë të mirë për ndeshjen mes Interit dhe Bolognas në Coppa Italia. Interi e fitoi 3-1 këtë takim.

Bergamo: Duke parë se nuk ka pasur short për gjyqtarët dhe të cilët do të dizajnohen nga unë se ku të shkojnë, për ju e kam zgjedhur Garielen. Dhe ai do të jetë me dy asistentët të cilët janë shumë të mirë…

Biseda vazhdon përderisa Bergamo vazhdon të shpjegojë se pse e zgjodhi pikërisht Gabrielen.

Bergamo: Unë fola me Facchettin, për të konfirmuar klimën dhe koordinimin për këtë, natyrisht, diçka që vetëm unë dhe ju dini. Grupit i pëlqeu puna e Gabrieles dhe Palancas të cilët kam vendosur t’i vë dhe në Coppa Italia. Njëri do të referojë për Interin tjetri për Milanin.

Moratti: Ok…

Bergamo: Ne dëshirojmë që të shfaqim një fotografi sa më të mirë…

Moratti: Po, po…

Bergamo: Faccheti tha ‘po, po ne pajtohemi’…

Moratti: Ok, të mërkurën do të shkoj dhe do ta shoh atë para ndeshjes.

Bergamo: Ai do të jetë i lumtur për këtë.

Moratti: Unë do të shkoj për t’i thënë tungjatjeta.

Bergamo: Ai do të jetë i lumtur nëse ju i thoni tungjatjeta.

Moratti: Faleminderit. Unë do të jem atje të mërkurën dhe nëse ka nevojë do ta shoh atë para takimit.

Në një telefonatë tjetër, Bergamo flet për barazimin 1-1 të Interit ndaj Chievos me Facchettin dhe për golin e anuluar të Christian Vierit. Dizejnatori (kryetari i shoqatës së gjyqtarëve) Bergamo, më pas premtoi se gjërat do të jenë më ndryshe në ndeshjen e ardhshme kur ai të dërgojë një gjyqtar tjetër.

Bergamo: Tung Giacinto (Faccheti).

Faccheti: Tung Paolo unë doja të të them tung por pas asaj që pashë të dielën, unë nuk e di nëse ke biseduar me Morattin për këtë lloj referimi.

Bergamo: Jo, por mos u brengosni, presidenti vetëm deshi të fliste dhe këtë e bën kur ndjen se ka nevojë.

Facchetti: Po, por ishte Ricci (anësori) që bëri gabimin. Dhe Paparesta (gjyqtari kryesor) e aprovoi vendimin.

Bergamo: Por, kur presidenti thotë që është në rregull, mos i jepni lojtarëve alibi (arsye).

Facchetti: Po, faktikisht gjithçka është në rregull.

Bergamo: Kuptove? Çfarë mundi të bëjë Paparesta? Ricci e bëri gabimin…në fakt Paparesta ishte i mirë. Ai e përgatiti takimin vërtetë mirë, por fatkeqësisht…

Faccetti: S’ka përse, sonte e kemi Palancan.

Bergamo: Do të shihni se ai do të jetë i mirë, prisni dhe shihni, do të jetë i mirë.

Edhe zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ra në kontakt me Bergamon. Në një telefonatë ata biseduan për humbjen 1-0 të Milanit ndaj Juventusit në San Siro më 8 maj. Ndeshja duhej ta vendoste Scudetton dhe Juventusi e fitoi titullin këtë sezon. Galliani u ndje mjaft i hidhëruar që ndeshja nuk shkoi sipas planit ndërsa kjo thirrje u realizua më 17 maj 2005.

Bergamo: Tungjatjeta?

Galliani: Jam Galliani, tungjatjeta.

Bergamo: Tung, si jeni?

Galliani: Të kam kërkuar mbrëmë, por ishe tepër i zënë.

Bergamo: Unë ende nuk jam rikuperuar nga ndeshja Milan-Juventus. Kjo shkaktoi traumë në familje dhe la shenjë. Ne menduam gjithçka por…

Galliani: Neve gjithashtu, neve gjithashtu…

Bergamo: Ne menduam për gjithçka përpos asaj, nëse shkoi aq keq, ka mundur së paku të përfundojë me barazim…në çfarëdo mënyre.

Galliani: Nëse do të kishim barazuar do të fitonim ndaj Lecces (ndeshja mbaroi me rezultat 2-2) sepse ne nuk do të dorëzoheshim. Nëse do të barazonim ndaj Juventusit ne do të ishim në krye të tabelës dhe sigurisht se do të mposhtnim Leccen, sepse ishte ndeshje e lehtë.

Ekzistojnë dhe disa telefonata tjera, ndër të cilat është dhe kur një president i një klubi të madh (emri i të cilit ende nuk dihet), ka ftuar Bergamon në shtëpinë e tij për t’ia dhënë shpërblimet e merituara.

Të gjitha këto më lartë, si telefonatat e publikuara dhe disa të tjera të papublikuara, ashtu dhe ato si emri i presidentit që thirri Bergamon për t’ia dhuruar atij shpërblimet pritet të zbulohen gjatë prillit. Nëse ekipi i Moggit arrin të bindë gjykatën, në të njëjtën kohë do të bindej dhe federata italiane (FIGC), nga e cila do të pasonte rihapja e gjyqit të skandalit më të madh, Calciopolit ku do të revidoheshin vendimet e marra.

Së shpejti do të dihen akterët e vërtetë të Calciopolit, nëse ndonjëherë ky skandal ka ekzistuar vërtetë. Sidoqoftë, një gjë dihet – futbolli italian nga viti 2006 e këtej ka pësuar një goditje të rëndë, një goditje nga e cila ra në një agoni të pakthyeshme, zgjidhje për të cilën ndoshta do të ishte zbardhja e fajtorëve të vërtetë të skandalit më të madh të të gjitha kohërave në futboll, Calciopolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Trajneri i Lilles befason për Edon Zhegrovën: Tregon pikën e fortë dhe të dobët të reprezentuesit të Kosovës

Ligue 1

"Drita më bëri me shtëpi" - Faruk Statovci tregon se si me paratë e fituara te klubi gjilanas kishte ndërtuar shtëpitë në fshat

Superliga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

Katër lojtarë të Real Madridit që kanë luajtur çdo minutë deri më tani, por gjashtë të tjerë nuk janë aktivizuar fare

La Liga
Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Askush nuk po mund ta besoj pasimin që ylli i Liverpoolit ka bërë te Xavi Simons

Përfaqësueset
Kalo në kategori