LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarja e masakrës së Reçakut, Drita Dugolli: Në Tribunalin e Hagës nuk na u lejua të tregojmë çfarë ndodhi në Reçak (Video)

Dëshmitarja e masakrës së Reçakut, Drita Dugolli: Në Tribunalin e Hagës nuk na u lejua të tregojmë çfarë ndodhi në Reçak (Video)

Drita Dugolli e cila për krimin në Reçak kishte dëshmuar edhe në Tribunalin e Hagës, thotë se në Hagë nuk i ishte lejuar të thoshte krejt atë që kishte parë. Edhe Sylejman Kllokoqi, kameramani që i dërgoi botës pamjet e asaj që kishte ndodhur në Reçak, thotë se  nuk beson që ata që e kryen këtë krim do të marrin dënimin e merituar.

Në vendin e quajtur “Gropa e Babushit ”, 20 vjet më parë u masakruan 45 civil shqiptarë. Tash pas dy dekadash, ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e atyre që u masakruan nga forcat serbe.


Se në këtë fshat pati  krim kundër njerëzimit ka edhe dëshmi të tjera. Kjo shtëpi u përball me breshëri plumbash, por ajo qëndron ende në këmbë duke i bërë  edhe më të freskëta pamjet e  janarit të  vitit 1999.

Këto pamje të rënda,  Sylejman Kllokoqi ishte kameramani i pari që i solli në sy të botës.

“U ktheva shumë shpejt në Prishtinë. Ndoshta kisha xhiruar një ose dy minuta, por dëshiroja që pamjet të transmetoheshin në televizionet botërore. Dhe lajmi im, pamjet, kanë shkuar fillimisht në Londër. Më pas Londra ka shpërndarë ato në të gjitha televizionet e botës”, deklaroi për RTV Dukagjinin Sylejman Kllokoqi.

Kllokoqi ishte xhirues edhe i luftës së Bosnjës. Kjo thotë se i ndihmoi të jetë i shpejt në përcjelljen e lajmit nëpër botë. Njëzet vjet pas  nuk beson se  ata që e kryen këtë krim do të dënohen.

“Ka shumë xhirime, shihen policët që kanë hyrë nëpër shtëpi të shqiptarëve. Janë pamje ku shihen edhe makinat e blinduara”, tregon më tej Sylejman Kllokoqi.

Drita Dugolli, që humbi familjarë në këtë masakër ishte edhe një nga dëshmitaret në Tribunalin e Hagës, kundër kasapit të Ballkanit, Sllobodan Milloshovic. Rrëfen se 15 janari ishte dita më e rëndë në jetën e saj.

“Me 15 janar, ditën që është bërë masakra, ne kemi qenë në shtëpi. Kanë ardhur forcat serbe, policia dhe ushtria, na kanë rrethakuar, na kanë nxjerrë nga shtëpitë dhe na kanë ndarë gratë e fëmijët veç, burrat veç. Grata dhe fëmijët hyjmë në një shtëpi të fqinjëve, ndërsa burrat na i marrin për t’i vrarë”, rrëfen Drita Dugolli.

Dugolli në vitin 2002, qëndroi 12 ditë në Tibunalin e Hagës. Veçse thotë se nuk e kishte lirinë e plotë të shprehte atë që pa me sy.

“Me Tribunalin e Hagës nuk jam aspak e kënaqur. Nuk na kanë lejuar të tregojmë atë se çfarë na ka ndodhë, por jemi përgjigjur vetëm për pyetjet që ata na kanë bërë. Unë kam pasur dëshirë të tregoj çfarë kamë parë me sytë e mi, jo çfarë kam dëgjuar, por nuk na kanë lejuar. Ata nuk na kanë pyetur shumë rreth masakrës”, rrëfen më tej Drita Dugolli.

Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviq u gjet i vdekur në qelinë e tij në Gjykatën e Hagës, pa u dënuar.

64-vjeçari Milloseviç po i nënshtrohej gjykimit që nga shkurti i vitit 2002 në më shumë se 60 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktet e Ballkanit. Gjykimi i tij ishte ndërprerë shumë herë për shkak të gjendjes së tij të dobët shëndetësore shkaktuar nga sëmundja e zemrës dhe tensioni i lartë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori