LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari shqiptar tregon momentin kur nxori në breg trupin e 26-vjeçares greke që u vra nga i dashuri

Dëshmitari shqiptar tregon momentin kur nxori në breg trupin e 26-vjeçares greke që u vra nga i dashuri

Një prej personave që kanë nxjerrë në breg trupin e Garyfallias, 26-vjeçares greke që u vra nga i dashuri dhe më pas u hodh në det nga një lartësi e madhe, është një shqiptar që jeton në Folegandro.

Dashamir Pura ka treguar për mediat greke momentin kur kanë nxjerrë nga deti trupin e pajetë të së resë.

“Unë pyeta se çfarë ka ndodhur dhe ata më thanë se një makinë ka rënë nga shpati dhe një kufomë ndodhet në det. Nga lart dukej sikur ishte gjallë për shkak se dallgët e lëviznin trupin e saj. Ne menjëherë zbritëm për ta ndihmuar.


Unë u futa në det bashkë me dy persona të tjerë pasi nuk mund ta tërhiqja i vetëm. Të dy po e mbanin nga koka ndërsa unë po e shtyja derisa të dilnim në breg. Sapo erdhi mjeku u përpoq ta sillte në jetë por më kot. Unë prita atje derisa erdhi një varkë për ta marrë atë”, është shprehur shqiptari.

Ndërsa një tjetër dëshmitar amerikan ka treguar si e pikasi trupin teksa ndodhej me vajzën e tij. Christian Koziol i cili ndodhej në Folegandros për pushime, më 16 korrik pa me gruan dhe vajzën e tij trupin e pajetë 26-vjeçares pak pasi ishte vrarë nga Dimitris Vergos. /abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori