LAJMI I FUNDIT:

Dëshmia për 12-vjeçaren e abuzuar seksualisht: 29-vjeçari i jepte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzënë

Dëshmia për 12-vjeçaren e abuzuar seksualisht: 29-vjeçari i jepte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzënë

Janë zbuluar të tjera detaje tronditëse nga ngjarja e fshatit Vërdovë të Pogradecit, ku një 29-vjeçar abuzonte me një 12-vjeçare prej dy vitesh dhe që të mos mbetej shtatzanë ai i jepte kontraceptivë që 10-vjeç.

E ëma e të miturës tregoi për Fiksin se vajza e saj prej dy vitesh flinte në dhomë vetëm me 29-vjeçarin, por ajo kishte kuptuar se kishte marrëdhënie seksuale mes tyre vetëm para dy muajsh.


“Unë nuk e dija këtë gjë deri para 2 muajsh, kur i dëgjova pas dere edhe pse e mbanin të mbyllur dhe mbyllnin edhe vrimën e çelësit” tregoi per Fiksin nëna e të miturës.

Ndërkohë e mitura në prezencë të gazetarëve tregon se sa herë kryenin marrëdhënie seksuale 29 vjeçari kujdesej t’i merrte kontraceptivë që të mos mbetej shtatzanë. Në prani të së ëmës e mitura flet për familjen e djalit, ku sipas saj i ati dhe vëllai i tij e dinin marrëdhënien e tyre.

12 vjeçarja duket e mërzitur me të ëmën për shkak të denoncimit që kjo e fundit ka bërë, pasi sipas saj djali nuk duhet të shkonte në burg. Edhe pse gjatë bisedës me Fiksin pranon se 29-vjeçari  ishte bërë shpesh herë pengesë për të mos shkuar në shkollë, duke qëndruar me të e mbyllur në dhomë.

Kjo gjë ka sjell edhe problemet shëndetësore për të miturën gjë që e ëma i  ka vënë re, pasi shpesh ajo mungonte në shkollë nga dhimbjet e barkut.

Fiksi nuk qëndroi vetëm te dëshmitë e tyre, por trokiti nëpër institucione për të mësuar mbi fatin e të miturës.

Në shkollën ku 12-vjeçarja mësonte, nëndrejtoresha tregon se ajo prej dy ditësh nuk ka ardhur në shkollë, madje nuk ka asnjë informacion se ku është.

“Kam telefonuar disa herë të ëmën nuk më është përgjigjur, nuk e di fare pse s’ka ardhur dhe ku është” thotë nëndrejtoresha.

Ndërkohë për psikologen e shkollës shqetësimi kryesor është gjendja e tyre ekonomike, pasi edhe vajza edhe e ëma trajtohen me KEMP. Kjo se edhe e mitura ka një problem në këmbë, ndërsa e ëma në shikim.

Për rastin ajo është e painformuar, duke referuar rastin tek punonjësja sociale e bashkisë, e cila mjaftohet me faktin që e mitura do jetë në një fshat të largët të Pogradecit.

Gazetarët e Fiksit morën një përgjigje edhe nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në Bashki, ku sipas punonjëses ky institucion po merret me rastin.

“Akti ekspertimit nuk është bërë, se nuk kemi më ne kompetenca i ka vetëm prokurori. Përsa i përket shkollës do shkojë pasi t’i gjejmë një banesë që t’ja paguajë bonusin bashkia” thotë punonjësja.

Kështu e mitura e cila mori vëmendjen mediatike për tre ditë me radhë mbi atë çka ka i ka ndodhur, por askush nuk u morë me faktin sesi është ajo pas gjithë kësaj historie.

Sot është pa shkollë dhe e braktisur.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori