LAJMI I FUNDIT:

‘Dëshmia’ kryesore që tregon se regjimi sirian djeg trupat e kundërshtarëve, imazhet satelitore të vitit 2006 zbulojnë të vërtetën rrëqethëse? (Foto/Video)

‘Dëshmia’ kryesore që tregon se regjimi sirian djeg trupat e kundërshtarëve, imazhet satelitore të vitit 2006 zbulojnë të vërtetën rrëqethëse? (Foto/Video)

Mediat amerikane raportojnë se qeveria siriane djeg trupat e kundërshtarëve në krematorium, për të fshehur provat e krimeve të kryera.

Këto akuza i mbështesin edhe pamjet e kapura nga satelitët, në të cilat shihet një ndërtesë në kompleksin e burgut që është modifikuar si krematorium, transmeton Telegrafi.


Këto imazhe nuk dëshmojnë se bëhet fjalë për ndonjë krematorium, por tregojnë përmasat e objektit që i ngjasojnë shumë atij që përdoret për djegien e trupave.

Megjithatë, në imazhet satelitore shihet qartë se ato janë shkrepur më 18 nëntor të vitit 2006, ku në fund të secilës fotografi figuron edhe e drejta e autorit nga Google Digital Globe. /Telegrafi/