LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të humbni peshë këtë vjeshtë? Ushqimi i mëngjesit që mund të ndihmojë

Dëshironi të humbni peshë këtë vjeshtë? Ushqimi i mëngjesit që mund të ndihmojë
(Foto: Pexels)

Derisa shumëkush mund të mos e konsiderojë kuinoan një ushqim për mëngjes, nutricionistët theksojnë se mund t’ju ndihmojë të humbni peshë nëse e hani në vaktin e parë të ditës.

Humbja e peshës shpesh mund të duket më e lehtë gjatë verës. Jemi më të prirë të dalim jashtë dhe të lëvizim më shumë, ndërsa ditët më të gjata na japin më shumë energji. Në muajt më të ftohtë, jo vetëm që mund të jetë e vështirë që të përballeni me motin dhe të shkoni në palestër, por dieta juaj mund të jetë më e bollshme.


Ndonëse mund të mos mendoni për kuinoan si një ushqim mëngjesi, dietologët pajtohen se mund të jetë një shtesë fantastike për vaktin tuaj të mëngjesit, jo vetëm për përfitimet shëndetësore, por edhe sepse, kur përgatitet – sipas dëshirës tuaj – mund të jetë po aq e shijshme sa tasi i preferuar me drithëra.

Gjashtë karbohidratet e këqija që në fakt janë të mira për humbje peshe
Lexo po ashtu Gjashtë karbohidratet e këqija që në fakt janë të mira për humbje peshe

“Kuinoa mund të jetë drithi më i mirë që njerëzit të hanë në mëngjes për të humbur peshë këtë vjeshtë. Është një drithë i plotë me lëndë ushqyese që është e pasur me fibra dhe proteina”, është shprehur dietologia Catherine Gervacio për She Finds.

Siguron kalori për ta ruajtur energjinë, fibra për t’i ulur nivelet e lipideve dhe proteina për të ndihmuar në ndërtimin e muskujve. Të gjitha këto përfitime janë në një kokërr të fuqishme. Ndër përfitimet e tjera, këto lëndë ushqyese punojnë së bashku për t’ju mbajtur të ngopur gjatë gjithë mëngjesit, që do të thotë se keni më pak gjasa të kënaqeni me ushqimet e përpunuara dhe ndoshta edhe më pak të ngjarë të hani tepër gjatë drekës.

Tri gabime dietike që ju bëjnë të shtoni edhe më shumë peshë
Lexo po ashtu Tri gabime dietike që ju bëjnë të shtoni edhe më shumë peshë

Përgatitja

Nutricionistët këshillojnë thjesht zierjen e kuinoas dhe qumështit të bajameve derisa të gatuhen plotësisht.

Hiqeni kuinoan nga zjarri, shtoni shurup panje ose mjaltë, më pas shtoni fruta ose arra.

Nëse dëshironi një version të shijshëm, mund ta hani edhe kuinoan si një pjatë anësore me vezët tuaja për një mëngjes të mbushur me proteina.


Me ndihmën e kësaj pije do ta përmirësoni funksionin e zorrëve dhe do ta nxitni humbjen e peshës
Lexo po ashtu Me ndihmën e kësaj pije do ta përmirësoni funksionin e zorrëve dhe do ta nxitni humbjen e peshës

Megjithatë, pavarësisht se si e shijoni atë, ju do t’i siguroni trupit tuaj një sërë lëndësh ushqyese që i nevojiten për çdo gjë që ju sjell dita – duke përfshirë stërvitjet për heqjen e yndyrës që do t’ju bëjnë një hap më afër trupit të ëndrrave tuaja. /Telegrafi/