LAJMI I FUNDIT:

Deshi t’iu shmanget, e pësoi keq kur valët e përplasën për muri (Video)

Deshi t’iu shmanget, e pësoi keq kur valët e përplasën për muri (Video)

Një i ri nga Britania e Madhe kishte gjetur një metodë të pazakontë që të argëtohet derisa qëndroi në plazh, u mundua t’i ikë dallgëve të mëdha të detit që përplaseshin në një mur mbrojtës.

Zoe Osler ishte nisur për pushime me të dashurin Cory Park i cili i premtoi se mund të kalojë me shpejtësi pa e goditur dallgët, por duket se ai nuk i kishte bërë mirë llogaritë, transmeton Telegrafi.


Pasi që herën e parë arriti të dalë në anën tjetër, ky fakt e inkurajoi të riun që të niset sërish – por kësaj radhe e pësoi keq, e goditi dallga që e përplasi për muri duke e bërë të tërin ujë.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet, kur shumë persona që kanë pasur rastin ta shohin videon kanë kritikuar 20-vjeçarin që ka mundur ta pësojë edhe më keq. /Telegrafi/