LAJMI I FUNDIT:

Deshi të realizojë një video në TikTok, teshtin para kamerës – në vend se ta shlyej videon e publikon dhe bëhet sensacion

Deshi të realizojë një video në TikTok, teshtin para kamerës – në vend se ta shlyej videon e publikon dhe bëhet sensacion

Një vajzë e cila aksidentalisht ngarkoi një video të vetes ku shihet duke teshtitë derisa ishte e ulur në shtrat, është bërë virale derisa ajo e kaloi natën në gjumë.

Jiddana Dusturia që jeton në Banyuwangi të Indonezi, gabimisht e kishte postuar videon duke teshtitë në TikTok, transmeton Telegrafi.


Kjo nxënëse e shkollës së mesme mbeti e habitur, kur pa sesi videoja e saj për më pak se një javë është shikuar nga më shumë se 10 milionë persona.

Nxënësja e njohur nga miqtë si Grina, shfaqet e ulur para kamerës kur në mënyrë të befasishme teshtinë.

Duke ditur se i kishte dështuar videoja e kishte ndal filmin, por duke menduar se e ka fshirë për ta bërë një të re – ajo e kishte postuar aksidentalisht.

Videon e panë fillimisht 762 mijë ndjekësit e saj dhe më pas edhe miliona tjerë në mbarë botën. E duke folur për këtë “incident”, ajo tha se teshtima në video është realizuar aksidentalisht”. /Telegrafi/