LAJMI I FUNDIT:

Deschamps: Shpresoj që Juventusi ta fitojë Ligën e Kampionëve, Ronaldo është kampion i vërtetë

Deschamps: Shpresoj që Juventusi ta fitojë Ligën e Kampionëve, Ronaldo është kampion i vërtetë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps shpreson që ish-skuadra e tij ku luante si lojtar, Juventusi, të mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi e kanë pasur këtë objektiv për shumë vite.

Deschamps luajti për Zonjën e Vjetër nga viti 1994 deri në vitin 1999, dhe ishte pjesë e skuadrës që fituan herën e fundit Ligën e Kampionëve në 1996.

Ish-trajneri i Monacos ndodhet në Dubai në Globe Soccer Awards dhe ka thënë se do të dëshironte që Bianconerët më në fund ta fitonin përsëri trofeun e madh.


Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20  
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20  

“Si shtatë apo tetë ekipe të tjera, ata fillojnë Ligën e Kampionëve për ta fituar atë. Është një objektiv legjitim për Juven, por vetëm një skuadër mund ta fitojë atë”, ka thënë fillimisht Deschamps.

Deschamps me trofeun e Ligës së Kampionëve si lojtar i Juves

“Juve e kanë pasur këtë qëllim për shumë vite, dhe shpresoj që ta arrijnë. Cilësia është në ekip, por ka skuadra tjera të forta që mund ta fitojnë atë, të shohim”.

Cristiano Ronaldo dhe Portugalia mposhtën Francën e Deschampsit në finalen e Euro 2016, por ish-mesfushori nuk ka asgjë tjetër përveç respektit për sulmuesin e Juves.

Ronaldo: Jam i lumtur te Juventusi, dua të fitoj shumë trofe
Lexo po ashtu Ronaldo: Jam i lumtur te Juventusi, dua të fitoj shumë trofe

“Ai është një kampion i shkëlqyeshëm që mund të ruajë nivele kaq të larta për shumë vite. Ai e ka uri për të fituar dhe për të shënuar gola”.

Deschamps e vlerëson lartë Ronaldon (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Ronaldo është një profesionist i shkëlqyeshëm. Është lojtar vendimtar, ai nuk vrapon ndoshta aq sa bëri katër ose pesë vjet më parë, por ai shkon më mirë”.

“Kur ju keni një lojtar si ai në ekipin tuaj, ju e dini që ai mund të bëjë ndryshime në çdo kohë”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Mikel Arteta po synon ribashkimin me ish-sulmuesin e Man Cityt tek Arsenali

Premier League
Kalo në kategori