Deschamps publikon listën e Francës me 25 lojtarë të ftuar në Kupën e Botës “Katar 2022”

Trajneri i Përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Kupën e Botës që do të fillojë këtë muaj në Katar.
Deschamps ka vendosur ta konfirmoj listën me 25 futbollistë të ftuar, ku nuk mungojnë edhe befasitë.
Mungesat e mëdha të Francës do të jetë N’Golo Kante dhe Paul Pogba, teksa Deschamps nuk e ka ftuar as yllin e Real Madridit, Ferland Mendy.
Emrat që janë ftuar dhe pritet ta mbajnë barrën e skuadrës janë Kylian Mbappe, Antoine Griezmann, Karim Benzema dhe Hugo Lloris.
Trajneri i Francës gjithashtu ka ftuar edhe Raphael Varanen, i cili ishte në dyshim shkaku i lëndimit, teksa një vend ka fituar edhe Eduardo Camavinga dhe Olivier Giroud.
Lista e Francës Portier: Lloris, Areola, Mandanda.Mbrojtës: Pavard, Kounde, Varane, Kimpembe, Saliba, L.Hernandez, T.Hernandez, Konate, Upamecano.Mesfushorë: Rabiot, Tchouameni, Y.Fofana, Guendouzi, Veretout, CamavingaSulmues: Coman, Mbappe, Benzema, Giroud, Griezmann, O.Dembele, Nkunku/Telegrafi/




















































